Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44 428 613

Nr. i zyrës:

115

Facebook:

Flamur Salihu

MSc. Flamur Salihu

Prorektor për Bashkëpunim me Industri, Punë Praktike dhe Aktivitete Komerciale

Studimet bachelor i ka përfunduar në vitin 2006 ndërsa studimet master në vitin 2009 në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës. Salihu tashmë është duke përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin e Nigdes në Turqi. Aktiviteti i tij akademik filloi në vitin 2009 si asistent në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në departamentin e Makinerisë dhe më pas nga viti 2015 punon si ligjërues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Para se të filloj punën si asistent në Universitetin e Prishtinës, Salihu ka punuar si mësimdhënës në shkollën e mesme teknike “Pjetër Bogdani”, në Ferizaj nga viti 2007. Nga viti 2010 deri në vitin 2015 ka punuar si ligjërues në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “Tempulli”.

Gjatë aktivitetit të tij në universitet si ligjërues, Salihu ka kryer pozita të ndryshme menaxheriale dhe administrative duke përfshirë:

· Koordinatorë ECTS në Universitetin e Prishtinës (Koordinator ECTS në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj),

· Udhëheqës i Departamentit të Menaxhimit Industrial, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj,

· Dekani i Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj,

· Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë dhe Informatikës, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj,

· Aktualisht është Prorektor i Bashkëpunimit me Industrinë, Punë Praktike dhe Aktivitete Komerciale.

Flamur Salihu ka qenë pjesë e projekteve të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare. Në projektin Erasmus+ “EUFORIA- Entrepreneurial Universities for Industry Alliances” mori pjesë në një kurs specializimi në Universitetin Staffordshire për teknologjinë e dizajnit (3D Modelling and Reverse Engineering) ndërsa më pas si pjesë e projektit në studimet e rasteve erdhi deri te projekti për trajnimin e punëtorëve të industrisë së drurit në softuerin AutoCAD. Në projektin ERASMUS+KA2 “Creating Theory to Practice Centers for Innovation and Employment (CTPCIE)” zhvilloi materiale mësimore në CAD (2D dhe 3D) për të mësuarit për profesionistët. Aktualisht punon si koordinator institucional në ERASMUS+KA2 në projektin STAND (Strengthening university autonomy and increasing accountability and transparency of Western Balkan universities).

This post is also available in: English