Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit

Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit

Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, si pjesë e historisë së suksesit të USHAF, ofron programe të studimeve në ciklin e parë Bachelor, profili: Arkitekturë e Interierit dhe Dizajni i Mobilieve si dhe Bachelor në profilin: Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri. Gjithashtu Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit ofron programe të studimeve në ciklin e dytë Master, profili: Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri si dhe Master në profilin: Arkitekturë e Gjelbër dhe Dizajn Interieri. Programet e FADTD janë të organizuara në module standard, sipas kornizës evropiane dhe të vlerësuara me kredite universitare (ECTS), të cilat janë në përputhje me sistemin evropian të krediteve.

Fakulteti ka një staf akademik të kualifikuar, ka ambiente komode të punës (auditore, kabinete kompjuterike, zyra etj.), si dhe bazë laboratorike me makineri teknologjike të avancuara dhe pajisje moderne; të cilat u mundësojnë studentëve të zotërojnë shkathtësitë e duhura për profesionin si në aspektin teorik e shkencor edhe në rrafshin praktik, duke diplomuar profesionistë të së ardhmes të gatshëm për tregun e punës.

Lorita Rama, Studente në vitin e tretë në Fakultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, në programin e studimeve Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobilieve:

“Falë angazhimit të menaxhmentit, stafit akademik dhe administrativ të UShAF, unë po ndjek studimet në Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë, përkatësisht në profilin Arkitekturë e Interierit, mundësi kjo që mu dha në kuadër të programeve të mobilitetit.

Resul Qorrolli, student në vitin e tretë në programin e studimeve Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobilieve:

Organizimi i panaireve dhe ekspozitave me kompanitë private, në kuadër të Universitetit, më kanë dhënë mundësi të mira punësimi qysh në fillim të studimeve. Puna praktike e realizuar në semestrin e tretë të studimeve, në një studio projektuese, më mundësoi që nga semestri i katërt të filloj me punë të rregullt në po të njejtën kompani. Prandaj mund të them se jam i lumtur që përzgjodha Fakultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, në UShAF dhe bëra zgjedhjen e duhur për të ardhmen time.”

UShAF nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me IKAP

Universiteti i Shkencave të Aplikuar në Ferizaj nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi  me Institutin e Kosovës për Administrate Publike(IKAP)  për të promovuar dhe organizuar aktivitete të përbashkëta dhe programe trajnimi, në ndërtimin e kapitalit human të stafeve respektive të dy institucioneve. This post is also available in: English

This post is also available in: English