Fakulteti i Menaxhmentit

Fakulteti i Menaxhmentit

 

Në kuadër të Fakulteti i Menaxhmentit ofrohet 2 Programe mësimore:

  1. Programi: “Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia” – niveli Baqelor (BSc), studimet në këtë program zgjasin 3 vite dhe mbahen vetëm për studime të rregullta. Programi është i organizuar në module dhe i vlerësuar me kredi, të cilat janë në përputhje me sistemin evropian të kredive, dhe
  2. Programi: “Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit” në nivelin Master (MSc), studimet në këtë program zgjasin 2 vite dhe mbahen vetëm për studime të rregullta. Programi është i organizuar në module dhe i vlerësuar me kredi, të cilat janë në përputhje me sistemin evropian të kredive.

Në këto programe studentët inkurajohen të janë pjesë aktive e mësimit përmes diskutimeve interaktive dhe aktiviteteve grupore – duke aplikuar qasjen me studentin ne qendër, po ashtu studentet inkurajohen edhe për pune te pavarur studimore përmes realizmit te hulumtimeve ne fushat relevante të parapara me kurikulat e programit.

Programet u ofroin studentëve njohuri dhe shkathtësi adekuate për fushën e profesionit të tyre, si dhe një orientim ndërkombëtar. Ato u mundësojnë studentëve të zhvillojnë dhe përvetësojnë kompetenca menaxheriale, legjislative, financiare, të biznesit - ndërmarrësisë dhe inovacionit, si dhe mundësi të mira për një karrierë fitimprurëse

Fakulteti i Menaxhmentit u siguron studentëve - staf akademik të kualifikuar, infrastrukturë të nevojshme dhe pajisje moderne mësimore. Aspekti praktik i programit (varësisht nga plani i lëndës i paraqitur ne syllabus) fuqizohet përmes aktiviteteve mësimore - vizita praktike ne bashkëpunim me biznese dhe institucione vendore e ndërkombëtare.

 

.

Kastriot Jaha, student në programin Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia-BSc:

Gjatë studimeve të mia në programin “Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia” kam përjetuar një eksperiencë shumë të vlefshme, e cila ka ndikuar në formimin tim si individ dhe si profesionist i fushës, jam përgatitur për tregun e punës sipas kërkesave të ekonomisë moderne, falë njohurive, shkathtësive/aftësive dhe kompetencave të fituara në këtë program tani jam i punësuar si menaxher në një kompani.Nga procesi mësimor kamë mësuar se si të marrë vendime të menduara mirë dhe të menaxhoj sfida konkrete të punës, kamë zhvilluar aftësitë e mia të komunikimit dhe punës në ekip, kam mësuar të përdor mjete bashkëkohore për analizë financiare, inovacion, legjislacion dhe menaxhim projektesh, jam kompetent për pune ekipore, për te menduar në mënyrë kritike dhe kreative, prandaj rekomandoj te rinjtë se UShAF është vendi i duhur për të studiuar.”





Yllka Jaha, studente në programin Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia-BSc:

“Studimet e mia në programin “Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia” kanë qenë një përvojë e shumë e rëndësishme për zhvillimin tim personal dhe profesional. Gjatë studimeve kam pasur mundësi të fitoj njohuri të thelluara mbi konceptet themelore të menaxhimit te biznesit, organizimit, financimit dhe ndërmarrësisë, bazuar ne njohurit, aftësitë/shkathtësitë dhe kompetencat e fituara unë sot jam e punësuar në një kompani vendore. Programi mundëson kontakte me biznese, mundëson te studioni për një semestër ne universitetet më të njohura evropiane (mundësi të cilën e kam shfrytëzuar unë), shkëmbim të përvojave me studentët nga vendi, rajoni dhe evropa, të cilat e bëjnë programin shumë atraktiv dhe te krahasueshme me universitet më të mëdha evropiane. Përveç aspektit akademik, kam fituar edhe besimin e nevojshëm për të ndërmarrë iniciativa personale dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit, prandaj rekomandoj të rinjtë se ky program është i duhuri për të studiuar.”



UShAF bashkon kreativitetin, inovacionin dhe profesionalizmin studentor në ekspozitën “Profesionistët e së Ardhmes 2026”

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) organizoi ekspozitën “Profesionistët e së Ardhmes 2026”, duke sjellë për të pranishmit një prezantim të gjerë të projekteve, ideve kreative dhe punimeve praktike të studentëve nga të gjitha fakultetet e universitetit. Aktiviteti mblodhi përfaqësues institucionalë, partnerë të industrisë, profesorë, studentë dhe mysafirë ndërkombëtarë. This post is also […]

This post is also available in: English