
Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Web:
Prof.As. Dr. Agim Thaqi
Mësimdhënës
Prof. As. Dr. Agim Thaqi është profesor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në fushën e Marketingut, i zgjedhur më 24 Mars 2022, nga Senati i këtij Universiteti. Më 03.06.2022, nga Senati zgjidhet Anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Para zgjedhjes së tij, Agim Thaqi ka qenë ligjërues i rregullt në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në lëndët ekonomike nga viti 2018. Më herët ka qenë i angazhuar si ligjërues me honorar për vitet akademike 2016/2017, si dhe 2017/2018.
Karrierën e tij akademike, në aspektin e mësimdhënies në universitet e filloi në vitin akademik 2014/2015, ku u angazhua si asistent i lendeve ekonomike në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj pranë Universitetit të Prishtinës, ku me këtë pozitë vazhdoi edhe në vitin akademik 2015/2016. Po ashtu, në vitin akademik 2014/2015, ka qenë i angazhuar si asistent i lëndës së ekonomisë edhe në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.
Studimet bachelor, master dhe ato të doktoratës i mbaroi në Departamentin e Marketingut, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Agim Thaqi, ka të publikuara punime të ndryshme shkencore në fushën e ekonomisë
This post is also available in: English