Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44 293 711

Web:

ushaf.net

Prof. Asoc. Dr. Bashkim Musliu

Mësimdhënës

Bashkim Musliu ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, ku ka përfunduar studimet e rregullta (1995), studimet pasuniversitare, magjistraturën (2004), ndërsa më 2009 mori gradën Doktor i Shkencave Filologjike.

Për suksesin e treguar gjatë studimeve të rregullta, Universiteti i Prishtinës i ka dhënë diplomën “Student i dalluar”, (2004).

Në vitet 1995-2011, Bashkim Musliu ka punuar Mësimdhënës në shkollën e mesme, kurse nga viti 2011 ka punuar profesor universitar në universitetet publike në Prishtinë, Prizren, Gjakovë  Ferizaj, si dhe në Kolegjin AAB.

Nga viti 2011-2007, ka punuar në Ministrinë e FSK-së në Sektorin për Hulumtime dhe Zhvillim.

Në vitin 2018 ka marrë thirrjen Profesor Asistent në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ku ka qenë i angazhuar që nga viti 2012.

Bashkim Musliu, ka botuar (2010) monografinë “Art dhe Erudicion”, që i kushtohet krijimtarisë së Rexhep Qosjes.

Herë pas here ka publikuar shkrime dhe recensione në libra dhe gazetat që janë botuar ose shtypur në Kosovë.

Në vitin 2017 është emëruar zëvendësministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Bashkim Musliu flet gjuhën angleze, gjuhën kroate dhe në nivelin fillestar flet gjuhën gjermane.

This post is also available in: English