Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës

Mob:

+383 49 158 304

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Artan Veseli

Ligjërues i angazhuar

Artan Veseli është mësimdhënës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Artani ka mbaruar studimet universitare në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin Ekonomik – departamenti Menaxhment dhe Informatikë, ku ka fituar titullin Ekonomist i Diplomuar. Pas një përvoje të gjatë në fushën e ndërmarrësisë, ai ka mbaruar studimet Master pranë Universitetit të Stafordshirit në Mbretërinë e Bashkuar, në drejtimin e Administrimit të Biznesit (MBA). Aktualisht, ai është duke i ndjekur studimet e Doktoraturës pranë Universitetit Nigde-Omer Halisdemir në Turqi, gjithashtu në fushën e Administrimit të Biznesit.

Krahas karrierës akademike, Artani ka një bagazh mjaft divers në fushën e menaxhmentit. Përvoja e tij lidhet me menaxhim të operacioneve në ndërmarrësi, menaxhim të projekteve komplekse dhe ndërfunksionale, menaxhim të sistemeve të menaxhimit të cilësisë, si dhe menaxhim strategjik të ndërmarrjeve të ndryshme. Gjithashtu, që nga viti 2015 Artani është certifikuar si Profesionist për Menaxhim të Projekteve (PMP®) nga PMI në SHBA, i cili është instituti më kredibil në botë në fushën e Menaxhimit të Projekteve, si dhe në vitin 2016 u certifikua si Auditor Udhëheqës për standarde ISO-9001 për menaxhim të cilësisë nga Instituti Kanadez PECB.

Artani është një ithtar i plotë në zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes edukimit dhe beson fuqishëm se ky zhvillim vjen kryesisht nga ngritja e kapitalit njerëzor që përfshijnë aplikimin e praktikave më të mira në mësim, punë dhe jetë të përditshme.

Aktualisht, Artani punon si drejtor menaxhues në kompaninë prestigjoze Austriake VAMED, dega në Kosovë, e cila është e specializuar në fushën e menaxhimit të shëndetësisë.

Artani flet rrjedhshëm gjuhën angleze, kroate dhe turke.

This post is also available in: English