Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

Ligjerues Kushtrim Cukaj

Mësimdhënës

Koordinator për Zhvillim Akademik dhe Sigurim të Cilësisë në UShAF

Ligjërues MSc. Kushtrim Cukaj

Ligjërues Msc. Kushtrim Cukaj është i angazhuar si staf akademik i rregullt pranë UShAF që nga viti 2012. Ndërsa detyrën e Koordinatorit për zhvillim akademik dhe sigurim të cilësisë në UShAF e ka marr që nga viti 2022.

Nga viti 1999- 2000 ka punuar si asistent në misionin e NATO-s KFOR, regjioni i Pejës. Nga viti 2000- 2010 ka punuar si zyrtar i lartë për procese zgjedhore pran misionit të OSBE-së në Kosovë, regjioni i Pejës. Mbikëqyrës i drejtpërdrejt i proceseve zgjedhore.  Nga viti 2011-2013 ka qen i angazhuar si ekspert i fushës së pylltarisë në cilësinë e Kryesuesit të Bordit për Menaxhimin e Pyjeve- MBPZHR , Qeveria e Kosovës.  Në vitin 2012 ka udhëhequr zyrën për bashkëpunim ndërkombëtar në cilësinë e Drejtorit në Universitetin Haxhi Zeka- Pejë.  Nga viti 2014- 2018, ka udhëhequr dhe menaxhuar të gjitha aktivitet dhe operacionet në cilësinë e Menaxherit në Postën e Kosovës Sh.A regjioni i Pejës. Nga viti 2018- 2020, ka ushtruar përgjegjësit e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrin e Integrimeve Evropiane, Qeveria e Republikës së Kosovës. Në vitin 2021, ka udhëhequr Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara në cilësinë e Drejtorit në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ai ka shumë prezantime në konferenca të ndryshme ndërkombëtare. Gjithashtu, ka publikuar punimet e tij në revista të njohura ndërkombëtare dhe ka  kontribuar në organizata e mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar në botë në fushën e pylltarisë dhe industrisë së drurit, restaurimit të objekteve të vjetra nga druri, menaxhmentit, proceseve zgjedhore, administratës publike etj.

Studimet bachelor dhe master i mbaroi në Departamentin e Industrisë së Drurit – Fakulteti i Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në vitin 2012 e mori titullin Asistent i rregullt, dhe ka vazhduar për studimet e doktoratës pranë Universitetit Bujqësor Tiranë, Fakulteti i Shkencave Pyjore.

Ligj.MSc. Kushtrim Cukaj flet gjuhën angleze, gjermane dhe serbokroate.

This post is also available in: English