Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Fakije Zejnullahu

Prorektore për Digjitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit

Prof. As. Dr. Fakije Zejnullahu është mësimdhënëse në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në marrëdhënie të rregullt pune nga tetori 2019, dhe vazhdon të jetë profesor i angazhuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike pranë Kolegjit Iliria, Prishtinë.

Në tetor të viti 2019, Dr. Zejnullahu nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë është emëruar anëtare e Këshillit Shkencor për fushën shkencore ”Hulumtime ndërdisiplinore për teknologji të Komunikimit dhe Informacionit”

Përveç kësaj, Dr. Zejnullahu, që nga viti 2008 është e angazhuar si trajnere për shërbyesit civil në Institutin e Kosovës për Administratë Publike, për temat: (1) Metodat e Hulumtimit dhe SPSS, (2) Menaxhimi i projekteve me Microsoft Project, (3) e-Government dhe m-Government, (4) Sistemi për Menaxhimin e Informatave të Burimeve Njerëzore, (5) Sistemi për Menaxhimin dhe Arkivimin elektronik të dokumenteve dhe (6) Programet e paketës Microsoft Office.

Para angazhimit të saj si Mësimdhënëse në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. As. Dr. Fakije Zejnullahu punoi si: profesor i angazhuar në Universitetin “UKSHIN HOTI” (01/10/2014 – 01/10/2016), në Kolegjin AAB (01/10/2012 – 01/09/2014), Mësimdhënës në Kolegji Universum (01/09/2005 – 15/06/2008), Gjimnazi “Sami Frashëri”, Prishtinë (01/09/2005 – 31/07/2006 dhe Gjimnazi “Naim Frashëri”, Shtime (01/09/2004 – 31/07/2005).

Përveç botes akademike, profesor Zejnullahu gjatë periudhës kohore korrik 2007 -tetor 2019 ishte e punësuar në Ministrinë e Administratës Publike në pozicione te ndryshme drejtuese, si: (1) UD Drejtor i Drejtorisë për Menaxhimin dhe Integrimin e Sistemeve të Informacionit (20/01/2014 – 01/11/2014); (2) Udhëheqëse e Divizionit për Menaxhimin dhe Integrimin e Sistemeve të Informacionit (01/03/2010 – 20/01/2014); (3) Udhëheqëse e Sektorit për Menaxhimin dhe Projektimin e Sistemeve te Informacionit (01/11/2014 –31/10/2019) dhe Udhëheqëse e Sektorit për Zhvillimin e Softuerëve (01/07/2007 – 01/03/2010).

Ndërsa, në periudhën kohore 05/06/2006 – 05/02/2007 punoi si IT Asistent ne UNDP Country Office –Kosovo, Prishtinë (Asistoi në instalimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve kompjuterike dhe sistemeve të komunikimit)

Prof. As. Dr. Fakije Zejnullahu ka një numër të konsiderueshëm të punimeve të prezantuara dhe të botuara në konferenca shkencore dhe revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe aktualisht është aktiv në hulumtime dhe punime shkencore në fushën e TIK.

Studimet themelore i përfundoi në Universitetin e Prishtinës pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në drejtimin ”Telekomunikacion dhe Informatike”, ndërsa në vitin 2018 morri titullin Doktor shkence në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit pranë Universitetit Evropian të Tiranës, Shqipëri.

Ajo ka ndjekur një varg trajnime profesionale ne fushën e ICT dhe Menaxhim, si: (1) ICT Project Governance and Management in e- government, ndjekur ne Crown Agent International Training Center Surrey United Kingdom; (2) Management Information Systems dhe Advanced Topics in Management, ndjekur në Universitetin për Biznes dhe Teknologji, Prishtinë; (3) e-Government/m-Government and Strategic Planning in PA-, ndjekur në ReSPA, Danilovgrad, Montenegro; (4) Management Track Program, ndjekur në Hope Fellowship, Prishtinë; (5) CISCO: IT Esencial I, IT Esencial II, dhe CCNA I, ndjekur në Open Institut, Prishtinë; (6) Trajner i autorizuar i IKAP-it, ndjekur në IKAP, Prishtinë dhe (7)Trajner i autorizuar për ECDL Paketa e Microsoft Office, ndjekur në ECDL Kosovo, Prishtinë.

Fakije Zejnullahu flet gjuhen angleze.

This post is also available in: English