Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Muhamet Ymeri

Anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Prof. As. Dr. Muhamet Ymeri është anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara, i zgjedhur nga Senati me 24.03.2016.

Para zgjedhjes në këte post, z. Ymeri ishte anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës, nga 2012 deri me 2015.

Nga viti 2009 deri më 2014, ishte Shef i Departamentit të Industrisë së Drurit /Dizajni në Interier dhe Teknologji e Drurit, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj – Universiteti i Prishtinës

Asistent/ligjërues në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj, nga data 01.10.2007 deri më 2017, ndërsa nga data 31.07.2017, posedon titullin Profesor Asistent.

Nga filimi i punës si asistent/ligjërues dhe profesor, është mentor i dhjetëra temave të diplomës, në ciklin baçelor.

Ka të publikuara tri punime shkencore si autor i parë dhe shumë punime si bashkautorë në shumë revista profesionale dhe shkencore në botë. Gjithashtu, ka të publikuara shumë skripta për lëndët e ligjëruara nga ai, në Universitet.

Është pjesëmarrës aktiv në ecurinë e Industrisë së Drurit në Kosovë për 32 vite rresht, dhe atë në shumë aktivitete dhe poste të ndryshme.

Anëtar i Kuvendit dhe Këshillit Drejtues në Odën Ekonomike të Kosovës, nga viti 2005 deri më 2017.

Nga viti 2013 deri më 2017, nënkryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Bashkëthemelues i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës dhe nënkryetar i saj nga viti 2005 deri më 2008.

Pjesëmarrës në shumë konferenca, worshope, panaire dhe ngjarje të ndryshme në leminë e Industrisë së Drurit, në veqanti në ndërlidhjen e Industrisë me Shkollat Profesionale dhe Universitetin.

Prof. As. Dr. Muhamet Ymeri fletë gjuhët: angleze, serbo/kroate dhe turke.

This post is also available in: English