Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44 143 192

Web:

ushaf.net

Prof. Asoc. Dr. Bislim Lekiqi

Mësimdhënës

Prof. Asoc. Dr. Bislim Lekiqi është Mësimdhënës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në marrëdhënie të rregullt pune nga data 01-10-2018, kurse i angazhuar që nga themelimi i UShAF.

Nga tetori 2013 ishte profesor i angazhuar në Universitet të Prishtinës – Fakulteti i Shkencave të Aplikuara e deri në shndërrimin e tij në Universitet. Nga viti 2010, përvojën e tij akademike e ka zhvilluar edhe në institucione tjera të arsimit të lartë si në: Kolegjin “Pjetër Budi”, në Prishtinë, Kolegjin “AAB”, në Prishtinë dhe Ferizaj, në Universitetin “Ukshin Hoti”, në Prizren, si dhe në Universitetin “Kadri Zeka”, në Gjilan.

Në periudhën 2000 – 2010 ishte Drejtor i Qendrës Rajonale për Punësim në Ferizaj, në të cilën përfshiheshin edhe komunat: Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë. Në vitet 2003 ishte përfaqësues i MPMS në projektin për Krijimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve për Kosovë.

Në vitin 2005 dhe në vitet në vijim, në marrëveshje me ZAV Bonn, zbatoi programin e parë të punësimit sezonal në Gjermani për studentët Kosovar.

Në periudhën 2006 – 2013 ishte koordinator për Kosovë i Fondacionit Ballkannet, financuar nga Qeveria Gjermane, duke ju ofruar institucioneve dhe bizneseve qasje në zhvillim profesional në fusha si: PPP, Energjia e ripërtritshme, Standardet ndërkombëtare dhe ato Gjermane të cilësisë, etj.

Ai ka një numër të konsiderueshëm të punimeve të prezentuara dhe të botuara në konferenca shkencore dhe revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Po ashtu, ka të publikuara edhe punime të tjera si hulumtime dhe të tjera për institucionet ku ka punuar.

Studimet bazë dhe ato të magjistraturës në fushën e menaxhimit, i mbaroi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2004, si bursist i Qeverisë Gjermane, përfundoi ngritjen profesionale në Fushën e Menaxhimit në InWEnt (Internationale Weiterbildung und Entwicklung GmbH) – Gjermani.

Me 21-03-2013 e mori titullin Doktor i Shkencave në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, me temë: Efektet e motivimit në menaxhimin e burimeve njerëzore në ndërmarrjet përpunuese.

Prof. Asoc. Dr. Bislim Lekiqi flet gjuhën gjermane dhe atë serbo-kroate, kurse për gjuhën angleze ka njohuritë fillestare.

This post is also available in: English