Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Sejdi Hoxha

Mësimdhënës

Sejdi Hoxha është Kryeshef Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike “Posta e Kosovës Sh.A”, i zgjedhur me 19.10.2012. Sipas detyrës zyrtare është edhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Postës së Kosovës.

Para zgjedhjes së tij si Kryeshef Ekzekutiv, Hoxha me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” (24.12.2008-2009).

Në periudhën kohore 23.04.2009 – 2012, ka qenë kryetar i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Kosovës”. Pas ndarjes së “Hekurudhave të Kosovës” në dy Ndërmarrje, Hoxha është emëruar Kryesues i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës Sh.A”.  Në këtë pozitë ka punuar nga 2012 deri më 2013.

Më 22.05.2009 është zgjedhur asistent në Universitetin e Prishtinës, respektivisht në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj. Pastaj, më 20.11.2009 z. Hoxha është zgjedhur Koordinator i ECTS dhe Zhvillimit Akademik. Ndërsa, më 31.10.2011 zgjedhet Shef i Departamentit të Menaxhimit Industrial.

Tani z. Hoxha është Ligjërues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Ai ka ligjëruar edhe në Kolegjin Universitar “Tempulli” nga 16.02.2010 deri në vitin 2012.

Hoxha ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Në Universitetin e Prishtinës ka përfunduar edhe studimet postdiplomike- Master.

Në vitin 2016 ka përfunduar studimet postdiplomike – Master edhe në Kolegjin “Universum”, ne lëmin e Menaxhimit. Tani z. Hoxha është në përfundim të studimeve të doktoratës në Universitetin Shtetëror “Nigde” në Turqi.

Hoxha flet gjuhen angleze si dhe posedon edhe njohuri të gjuhës turke.

This post is also available in: English