Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Bashkim Mustafa

Prodekan për Mësim, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë

Prof. As. Dr. Bashkim Mustafa është mësimdhënës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, i zgjedhur përmes konkursit publik, dhe emëruar nga Rektori me vendimin Nr. Prot: 3349/19; Datë: 24.09.2019.

Në vitin 2007-2012 është zgjedhur shef i shërbimit të studimeve postdiplomike  – master në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.

Në vitet 2012-2016 është zgjedhur Këshilltar për çështje afariste i Kryeshefit Ekzekutiv në Postën e Kosovës Sh. A., ndërkaq, nga viti 2016 është emëruar në pozitën Drejtor i Shitjes dhe Marketingut.

Po ashtu, ka qenë Kryesues i Komitetit të Auditimit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vitet 2016-2017 dhe në Mars të 2019 është  zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,  Anëtar i Komisionit të Ndihmës Shtetërore.

Gjatë studimeve, në vitet 2001 – 2005, është angazhuar në organizatat dhe Parlamentin Studentor në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu, punoi si kontabilist dhe ishte pjesë e Programeve hulumtuese të USAID-it.

Mustafa është pjesë e disa ekipeve profesionale, anëtar i komitetit për zhvillim lokal, këshilltar  në fushën e biznesit dhe angazhime të tjera profesionale.

Si ligjërues universitar është angazhuar në vitet 2011, 2012 dhe 2013 në Universitetin e Prishtinës dhe në Kolegje private në lëndët e Financave, Financave të Korporatave, si dhe Menaxhementit.

Gjatë punës së tij hulumtuese dhe shkencore, ka arritur t’i punojë dhe t’i botojë pesë punime shkencore të botuara në revista me recension ndërkombëtar të indeksuara me impakt faktorë dhe një monografi.

Studimet universitare Baçelor dhe Master i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet dhe në vitin 2018 e mori titullin Doktor i Shkencave.

Prof. As. Dr. Bashkim Mustafa flet gjuhën angleze.

This post is also available in: English