Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44
Prof. As. Lebibe Topalli
Mësimdhënës
Lebibe Topalli – Shabani është mësimdhënëse pranë Fakultetit të Arteve të Aplikuara, departamenti i Dizajnit Grafik dhe Multimedia në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Eksperienca profesionale e znj. Topalli – Shabani vihet re edhe në rolin e Drejtoreshës Ekzekutive në organizatën jo-qeveritare MuralFest Kosova (https://muralfest.org/) që nga themelimi në vitin 2016. Pos saj, Topalli – Shabani shërben edhe si anëtare e Bordit Drejtues të Galerisë së Arteve në Ferizaj prej vitit 2020.
Me të mbaruar studimet Master të Pikturës pranë Universitetit të Prishtinës, që nga viti 2006 angazhohet me profesionin e mësimdhënëses së nivelit fillor e të mesëm në Ferizaj.
Me iniciativën e saj, në Shtator 2016 për herë të parë hapen drejtimet e Artit Figurativ pranë shkollës së mesme të Arteve “Çesk Zadeja” në Ferizaj, prej ku Topalli – Shabani transferohet si profesoreshë e pikturës deri në vitin 2022.
Bashkëpunimet e saja shënohen edhe më Shoqatën e Artit Figurativ “Zef Kolombi” në Ferizaj ku shërbeu si Nënkryetare (2011-2014) dhe Kryetare (2014-2016). Në po të njejtin vit nga Komuna e Ferizajt znj.Topalli shpallet “Artisti i Vitit”.
Lebibe Topalli tashmë njihet si artiste e çmuar brenda dhe jashtë vendit. Ka realizuar gjithsej nëntë (9) ekspozita personale dhe mbi pesëdhjetë (50) ekspozita kolektive, duke u prezantuar artistikisht në shumë galeri të vendeve të ndryshme si: Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Turqi, Zvicërr e Francë.
Njëlloj siç është shquar edhe nga mediume vendase e të huaja si L’Espace, Telegraph.UK, Jutarnji.hr, etj. Lebibe Topalli – Shabani synim parësor të saj ka zhvillimin e kulturës së artit në vend.
This post is also available in: English