Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Arbresha Meha

Mësimdhënëse

Prof. As. Dr. Arbresha Meha studimet bachelor i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filologjik, Departamenti: Gjuhë dhe Letërsi Angleze, ndërsa studimet master i përfundoi në Marketing dhe Menaxhim Biznesi. Në vitin 2018, fitoi titullin Doktor në Organizimin dhe Menaxhimin e Proceseve të Informacionit.

Prof. As. Dr. Arbresha Meha është mësimdhënëse në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, e zgjedhur më 24 shtator 2019.

Arbresha ka eksperiencë në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve në shkallë të ndryshme, duke përfshirë zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e projekteve. Përvoja e saj gjithashtu përfshin zhvillimin e programeve dhe kurseve të arsimit dhe aftësimit në nivel kombëtar, programimin sektorial dhe hulumtim.

Arbresha është zgjedhur mësimdhënëse në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në vitin 2019, për lëndët: Marketingu dhe Globalizimi, Menaxhimi i Komunikimit Ndërkulturor, dhe Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klient.

Prof. As. Dr. Arbresha Meha ka publikime në revista të njohura ndërkombëtare me recension ndërkombëtar dhe impakt faktor, si dhe konferenca ndërkombëtare.

Prof. As. Dr. Arbresha Meha flet gjuhën angleze.

This post is also available in: English