Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

MSc. Etleva Blakaj

Lektore e Gjuhës Gjermane

Në vitin akademik 2016 – 2017, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Etleva Blakaj regjistroi studimet e doktoraturës në fushën e gjuhësisë. Në po të njejtin Universitet, në Fakultetin Filologjik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, në vitin 2016, përfundoi studimet e masterit.

Në vitin akademik 2018 – 2019 Etleva Blakaj u angazhua si Lektore në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Në vitet 2016 – 2018 ishte e angazhuar në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”. Nga viti 2017, Blakaj është e angazhuar si ligjëruese edhe në Kolegjin AAB. Në vitet 2012 – 2018, Blakaj, ishte udhëheqëse e WUS Austria (World University Service – Austrian Committee) në Kosovë, një organizatë austriake joqeveritare, e cila implementon projekte në arsimin e lartë, në vende të ndryshme të botës. Gjatë kësaj periudhe, Blakaj, ishte udhëheqëse e Projektit “Higher KOS – Promovimi i Arsimit të Lartë dhe Shkencës në Kosovë”, financuar nga Qeveria Austriake, pastaj udhëheqëse e Projektit ALLED “Harmonizimi i Arsimit me Kërkesa të Tregut të Punës”, financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Austriake, si dhe e shumë projekteve tjera të TEMPUS-it.

Në vitin 2015, e angazhuar si eksperte nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, bën vlerësimin e programeve të Gjuhës Gjermane, të ofruara nga shkollat private të gjuhëve të huaja.

Blakaj, në vitet 2008 – 2012, punoi në Ambasadën Austriake në Kosovë, ku ishte e angazhuar si përkthyese dhe asistente personale e Ambasadorit.

Në vitet 2007 – 2008 punoi si zëvendëse e emisares Austriake për arsim dhe kulturë, e dërguar nga Ministria e Arsimit e Austrisë.

Në vitet 2005 – 2007 punon si mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane në “American School of Kosova” (“Shkolla Amerikane e Kosovës”), si dhe njëkohësisht si udhëheqëse e mësimdhenësve të nivelit të mesëm të ulët. Gjatë periudhës 2003 – 2005 punon si mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane në Gjimnazin “Sami Frashëri”, në Prishtinë, ndërsa në vitet 2002-2003 si mësimdhënëse në “Europäische Schule”, shkollë e udhëhequr nga gjermanët.

Në maj të vitit 2017 merr pjesë në konferencën “Deutsch-Albanische Sprach- und Kulturbeziehungen in Geschichte und Gegenwart“, e organizuar në bashkëpunim me Fakultetin Filologjik – Universiteti i Prishtinës, si dhe Forschungszentrum Deutsch in Mittel-, Ost- und Südosteuropa (FZ DiMOS).

This post is also available in: English