Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. Asoc. Dr. Ismail Mehmeti

Mësimdhënës

Prof. Asoc. Dr. Ismail Mehmeti nga viti akademik 2018/19 është mësimdhënës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF). Gjatë kësaj periudhe ai ka marrë pjesë në shumë aktivitete shkencore në funksion të avancimit të proceseve mësimore në kuadër te Universitetit te Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Ai është anëtar i disa komisioneve funksionale në kuadër te Universitetit. Prof. I.Mehmeti ka marrë pjesë në disa grupe punuese për hartimin e rregulloreve të brendshme dhe në aktivitete të tjera me karakter shkencor në UShAF.

Ai ka marrë pjesë në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, ka publikuar monografi, ka kryer recensione të librave shkencor, ka publikuar punime shkencore në revista të ndryshme ndërkombëtare me recension ndërkombëtar dhe me impakt faktor, si dhe ka marrë pjesë në disa tryeza shkencore dhe seminare të organizuara nga institucionet e arsimit të lartë në vend.

Ai ka përfunduar studimet Bachelor – Ekonomi (UP), Master – Menaxhment në Ekonomi (UP) dhe Doktorat nga fusha “E drejta biznesore dhe Shkencat Ekonomike”, Dr. në Juridik, (Universiteti – “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup, Maqedoni e Veriut).

Angazhimi akademik i prof. I.Mehmeti daton nga viti 2013, ai për pesë vite (2013 – 2018) ka qenë ligjërues në Kolegjin “Pjetër Budi” në Prishtinë. Brenda kësaj periudhe në këtë Kolegj ai ka qenë anëtar i disa komisioneve në kuadër te Kolegjit, ka qenë anëtar i senatit, ka kryer funksione udhëheqëse në nivel te programit, ka marrë pjese në organizime te konferencave shkencore, ka organizuar tryeza shkencore dhe ka qenë anëtar i komisionit për akreditim te programeve në kuadër te Kolegjit.

Angazhime tjera – prof. I.Mehmeti për rreth 18 vite (2001-2018) ka punuar në Doganën e Kosovës, ka kryer detyrën e menaxherit – me fokus në udhëheqjen e aktiviteteve të punëve doganore në zyrat doganore në kufijtë e Kosovës dhe në sektorët profesional të Doganës së Kosovës në brendi te vendit.

Ai ka njohuri të mira në gjuhen Angleze, Kroate dhe Turke.

This post is also available in: English