Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri- Baçelor

Dizajni dhe Konstruksioni i Produkteve nga Druri – Bachelor 

Programi Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri u ofron studentëve standardet më të larta ndërkombëtare të edukimit në këtë fushë. Përmbajtja dhe strukturimi i këtij programi vjen si rezultat i kërkesave të shtuara të subjekteve, të cilat merren me veprimtarinë e mobilieve dhe me dizajnin e hapsirave të brendshme. Programi ofron lëndë me përmbajtje bashkëkohore dhe fleksibile, të cilat në vazhdimësi përcjellin kërkesat e industrisë vendore dhe ndërkombëtare, duke krijuar kështu kuadro profesionale që do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Qëllimi
Programi, me mundësitë që ofron në realizimin e objektivave, ka për qëllim të përgatisë studentë, të cilët në mënyrë profesionale do të ekzekutojnë aktivitete të ndryshme në ndërmarrjet prodhuese, kryesisht në ato ndërmarrje të cilat merren me prodhimin e interierit të brendshëm, me fokus në mobilie dhe ndërmarrje të tjera të cilat merren edhe me konstruksione nga druri.

Objektivat e përgjithshme
Që studentët në të ardhmen të kenë sukses në një mjedis konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, Universiteti u ofron mësim teorik dhe praktik, i cili u ndihmon:

  • të dijnë të bëjnë skicimin e produktit;
  • të demonstrojnë aftësitë e të menduarit kritik në zgjidhjen e problemeve komplekse të dizajnit dhe konstruksioneve të produktit që do të prodhohet;
  • të implementojnë aftësitë teknike, të cilat duhet të ndërmerren për prodhimin e produktit;
  • të aplikojnë proceset e zgjidhjes së problemeve dhe të vendimmarrjes, në raste të dizajnimit dhe zgjidhjeve konstruktive të produktit që do të prodhohet;
  • të praktikojnë aftësi efektive të komunikimit me punëtorë të ndërmarrjes; dhe
  • të dijnë të llogarisin çmimin e produktit të prodhuar dhe të dijnë të menaxhojnë prodhimin e produkteve.


Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve, i diplomuari do të mund të punonte në:

  • dizajnimin e hapsirave të brendshme,
  • dizajnimin e hapësirave të interierit në objekte banimi kolektive dhe ato individuale,
  • studio projektuese,
  • procesin edukativo-arsimor,
  • ndërmarrje prodhuese të mobilieve dhe interierit,
  • ndërmarrje ku përdoren software aplikativ për interier, ose
  • biznese dhe kompani të menaxhimit të produkteve.
Njoftim

Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se sipas Kalendarit të Festave Zyrtare, për nderë të Festës së Pashkëve Katolike me datën 01.04.2024 (e Hënë) do të jetë ditë pushimi. This post is also available in: English

This post is also available in: English