Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri – Master

Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri – Master

Programi Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri, në nivelin master, u hartua bazuar në kërkesat e tregut të punës si dhe përmes një bashkëpunimi të ngushtë me komunitetin e biznesit. Prandaj, mund të themi se programi përmbush mangësi të shumta të tregut të punës në Kosovë, duke kualifikuar studentë me njohuri dhe shkathtësi adekuate, të cilat do të mund t’i aplikojnë në të ardhmen.

Qëllimi
Programi Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri ka për qëllim të zhvillojë kuadro të profesionalizuara në fushën e arkitekturës dhe dizajnit të interierit, me fokus në zhvillimin e dizajnit dhe prodhimin e produkteve nga druri duke përdorur teknologji dhe aplikacione moderne, të cilat zbatohen sot në vend dhe më gjerë, dhe që u përshtaten kërkesave të tregut të punës.

Objektivat e përgjithshme
Që në të ardhmen studentët të kenë sukses në një mjedis konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, Universiteti u ofron mësim teorik dhe praktik, i cili u ndihmon:

  • të kategorizojnë dimensionet antropometrike (trupore) dhe të përshtasin dimensionet e produkteve sipas këtyre kërkesave;
  • të dizajnojnë hapësira të interierit (komerciale dhe jokomerciale);
  • të dizajnojnë produkte të interierit (mobilie, veshje muresh etj);
  • të vendosin kritere për konstruktimin e produkteve;
  • të aplikojnë dhe justifikojnë ngjyrat dhe ndriçimet në interier;
  • të shfrytëzojnë programe moderne kompjuterike (CAD, 3DMAX, ArchiCAD, Fusion, Rhino, Alphacam Creo etj) për dizajnimin dhe analizimin/simulimin e funksionimit të produktit të dizajnuar;
  • të planifikojnë, iniciojnë dhe ekzekutojnë projekte të ndryshme inxhinierike;
  • të menaxhojnë produkte dhe grupe (familje) të produkteve, që nga ideja, dizajni e deri te zhvillimi i tij gjatë gjithë ciklit të tij jetësor;
  • të punojnë në mënyrë individuale dhe grupore në problemet teorike dhe praktike (duke gjetur dhe aplikuar metodat adekuate të hulumtimit shkencor);
  • të kuptojnë kompleksitetin e procesit të operacioneve të prodhimit dhe ndikimin e tij në dizajnin e mobilieve, dhe anasjelltas;
  • të analizojnë mbrojtjen e ambientit dhe përdorimin e materialeve mike të ambientit;
  • të menaxhojnë brendingun dhe dizajnin strategjik; dhe
  • të menaxhojnë produktet.

Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve, i diplomuari do të mund të punonte në:

  • dizajnimin e produkteve për konsum masiv ose për klient individual,
  • dizajnimin e hapësirave te interierit, në objekte banimi kolektive dhe ato individuale,
  • studio projektuese,
  • procesin edukativo-arsimor,
  • ndërmarrje prodhuese të mobilieve dhe interierit,
  • ndërmarrje ku përdoren software aplikativ për interier, ose
  • në biznese dhe kompani të menaxhimit të produkteve.
Lajmërim

Lajmërohen studentët në nivelin Bachelor dhe Master, se nga data 14.10.2024 e deri më 22.10.2024 do të bëhet regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2024/2025. This post is also available in: English

This post is also available in: English