Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383 44

Web:

ushaf.net

Prof. As. Dr. Fakije Zejnullahu

Prorektore për Digjitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit

Prof. As. Dr. Fakije Zejnullahu është mësimdhënëse në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ku ajo është në marrëdhënie të rregullt pune që nga tetori i vitit 2019. Aktualisht, ajo zë pozitën e Prorektorit për Digjitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit në këtë universitet.

Para se të angazhohej si mësimdhënëse në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. As. Dr. Fakije Zejnullahu ka punuar në disa institucione të tjera të arsimit të lartë, duke përfshirë Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, Kolegjin AAB, Kolegjin Iliria, dhe Kolegjin “Universum”.

Përveç karrierës akademike, Dr. Zejnullahu ka pasur një karrierë të suksesshme në Ministrinë e Administratës Publike, ku ka zënë pozicione të ndryshme drejtuese nga viti 2007 deri në tetor të vitit 2019. Ajo ka shërbyer si UD Drejtor e Drejtorisë për Menaxhimin dhe Integrimin e Sistemeve të Informacionit, Udhëheqëse e Divizionit për Menaxhimin dhe Integrimin e Sistemeve të Informacionit, Udhëheqëse e Sektorit për Menaxhimin dhe Projektimin e Sistemeve te Informacionit dhe Udhëheqëse e Sektorit për Zhvillimin e Softuerëve. Ndërsa në periudhën kohore 2006 –2007, ajo ka punuar si IT Asistent në UNDP Country Office – Kosova në Prishtinë.

Në tetor të vitit 2019, Dr. Zejnullahu u emërua anëtare e Këshillit Shkencor për fushën shkencore “Hulumtime ndërdisiplinore për Teknologjinë e Komunikimit dhe Informacionit” nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Përveç punës në sektorin e arsimit dhe administratës publike, Dr. Zejnullahu është e angazhuar si trajnere për shërbyesit civil në Institutin e Kosovës për Administratë Publike që nga viti 2008. Ajo vazhdon të realizoje trajnime për tema të ndryshme, duke përfshirë Metodat e Hulumtimit dhe SPSS, Menaxhimin e Projekteve me Microsoft Project, e-Government dhe m-Government, Sistemin për Menaxhimin e Informatave të Burimeve Njerëzore, Sistemin për Menaxhimin dhe Arkivimin Elektronik të Dokumenteve dhe Programet e paketës Microsoft Office.

Prof. As. Dr. Fakije Zejnullahu ka prezantuar dhe botuar një numër të konsiderueshëm të punimeve në konferenca shkencore dhe revista ndërkombëtare, dhe aktualisht është aktive në hulumtime dhe punime shkencore në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

Ajo ka përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në drejtimin “Telekomunikacion dhe Informatike”. Në vitin 2018, ajo ka fituar titullin Doktor i  Shkencave në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit pranë Universitetit Evropian të Tiranës, Shqipëri.

Fakije Zejnullahu ka ndjekur një varg trajnimesh profesionale në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), duke përfshirë: (1) ICT Project Governance and Management in e- government, ndjekur ne Crown Agent International Training Center Surrey United Kingdom; (2) Management Information Systems dhe Advanced Topics in Management, ndjekur në Universitetin për Biznes dhe Teknologji, Prishtinë; (3) e-Government/m-Government and Strategic Planning in PA-, ndjekur në ReSPA, Danilovgrad, Montenegro; (4) Management Track Program, ndjekur në Hope Fellowship, Prishtinë; (5) CISCO: IT Esencial I, IT Esencial II, dhe CCNA I, ndjekur në Open Institut, Prishtinë; (6) Trajner i autorizuar i IKAP-it, ndjekur në IKAP, Prishtinë dhe (7)Trajner i autorizuar për ECDL Paketa e Microsoft Office, ndjekur në ECDL Kosova, Prishtinë.

Profesor. As. Dr. Fakije Zejnullahu flet gjuhën angleze.

This post is also available in: English