Arkitektura e Interierit dhe Dizajni i Mobileve – Baçelor 2022/2023

Arkitektura e Interierit dhe Dizajni i Mobilieve – Bachelor 2022/2023

Programi është zhvilluar duke u bazuar në ngritjen dhe zhvillimin e shkathtësive të studentëve dhe të diplomuarve nga shkollimet e tyre paraprake, gjithmonë duke pasur parasysh rritjen e punësimit të atyre që diplomojnë në këtë program. Në fazën e zhvillimit (draftimit) të rezultateve të mësimdhënies së programit janë konsultuar edhe bizneset e sektorit përkatës, pjesë të Bordit Industrial, nga të cilët janë definuar qartë kompetencat dhe shkathtësitë për përmbushjen e kërkesave të tyre. Programi gjithashtu ka parasysh edhe ndërtimin e kompetencave të përgjithshme të cilat i mundësojnë të diplomuarve përshtatje më të lehtë ndaj ndryshimeve në tregun e punës dhe të industrisë. Këto kompetenca janë modeluar në lëndë të ndryshme të cilat zhvillojnë kompetenca të dizajnit dhe projektimit, prodhimit, njohjes së materialeve, ndërmarresisë dhe inovacioneve, etj.

 Qëllimi 

Qëllimi i programit është të zhvilloj kuadër të specializuar të profesionistëve në fushën e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobilieve, duke përdorur teknologjitë bashkëkohore dhe aplikacionet e kohës së fundit, të cilat i përshtaten lehtësisht kërkesave të tregut të punës. Ky qëllim është në harmoni edhe me misionin e institucionit.

Objektivat e përgjithshme 

Pas përfundimit të studimeve, studentët do të jenë në gjendje:

  • Të konceptojnë dhe dizajnojnë hapësirat e interierit sipas kërkesave të tregut;
  • Të njohin materialet dhe vetitë e tyre për përdorim në arikitekturën e interierit dhe dizajnin e mobilieve;
  • Të demonstrojnë aftësi për zhvillimin e produkteve;
  • Të llogarisin koston e produkteve dhe shërbimeve;
  • Të demonstrojnë aftësi menaxhuese të ndërmarrjeve dhe projekteve;
  • Të njohin parimet e marketingut, teknikat e shitjes dhe komunikimi me klientët;
  • Të aplikojnë programe kompjuterike për dizajn, konstruktim dhe vizualizim;
  • Të zhvillojnë aftësi të zgjidhjes së problemeve konstruktive të mobilieve;
  • Të demonstrojnë aftësi teknike dhe organizative në përgatitjen e prodhimit;
  • Të zhvillojnë aftësi të zgjidhjes së problemeve në planifikimin e hapësirave të interierit;
  • Të aplikojnë aftësi të menaxhimit, organizimit dhe mbikëqyrjes së projekteve të interierit;
  • Të zhvillojnë shkathtësi komunikimi.

 

Mundësi punësimi në të ardhmen

  • Dizajner i pavarur i arkitekturë së interierit dhe dizajnit të mobilieve;
  • Operator me programet e CAD;
  • Menaxher i cilësisë së produkteve të interier;
  • Restaurues i objekteve të interierit.
  • Mbikëqyrës i prodhimit të një ndërmarrje që merret me prodhime interieri;
  • Konstrukor i mobilieve;
  • Planifikues i hapësirave te interierit;
  • Dizajner i hapësirave komerciale;
  • Operator me softuerët për vizualizim.
UShAF dhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila synon të krijojë bashkëpunim akademik dhe shkëmbim përvojash mes dy universiteteve. This post is also available in: English

This post is also available in: English