Arkitektura e Interierit dhe Dizajni i Mobileve – Baçelor
PROGRAMET BAÇELOR
PROGRAMET MASTER
Arkitektura e Interierit dhe Dizajni i Mobilieve – Bachelor
Ky program është i fokusuar në zhvillimin e shkencës së drurit, përmes përdorimit të tekonlogjisë dhe aplikimit të praktikave më moderne, të cilat zbatohen në ditët e sotme, jo vetëm në Kosovë, po në mbarë botën. Shkathtësitë që studentët do t’i zotërojnë janë në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
Qëllimi
Me ndërlidhjen e mësimit teorik e praktik, me angazhimin në laboratore si dhe me realizimin e projekteve të ndryshme, programi ka për qëllim t’u ndihmojë studentëve të zotërojnë shkathtësitë adekuate, të cilat i përgatitin ata jo vetëm për tregun kombëtar, po edhe për atë ndërkombëtar.
Objektivat e përgjithshme
Që studentët të kenë sukses në të ardhmen, në një mjedis konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, Universiteti u ofron mësim teorik dhe praktik, i cili u ndihmon:
- të zhvillojnë konceptet themelore në dizajn dhe arkitekturë të interierit, si dhe të inxhinierisë së prodhimit;
- të njohin matetialet nga druri dhe teknologjitë e përpunimit të tyre;
- të zhvillojnë dhe dizajnojnë produkte të përshtatshme për treg (përfshi hulumtimin e tregut, planifikimin, dizajnimin, kalkulimin etj); dhe
- të aplikojnë njohuritë e tyre teorike dhe praktike në hartimin e një punimi/ projekti kërkimor.
Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve, i diplomuari do të mund të punonte në:
- dizajnimin e produkteve nga druri,
- dizajnimin e interierit,
- mësimdhënie në institucione fillore dhe të mesme teknike,
- studio projektuese,
- procesin edukativo-arsimor,
- ndërmarrje prodhuese të mobilieve dhe interierit, ose
- biznese dhe kompani të menaxhimit të produkteve.
Studentët dhe stafi akademik i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), të prirë nga Rektori, Prof. Dr. Agron Bajraktari, vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shqipëri, me ç’rast u pritën në takim nga Ambasadori, z. Skënder Durmishi dhe stafi diplomatik i kësaj Ambasade. This post is also available in: English
This post is also available in: English