Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44 428 613
Nr. i zyrës:
115
Facebook:
Prof. As. Dr. Flamur Salihu
Prorektor për Mësimdhënie, Çështjes së Studentëve dhe Kërkimeve Shkencore
Prof. As. Dr. Flamur Salihu aktualisht është Prorektor për Mësimdhënie, Shkencë dhe Çështje të Studentëve, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
Aktiviteti i tij akademik filloi në vitin 2009 si asistent në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, në departamentin e Makinerisë dhe më pas nga viti 2016 punoi si ligjërues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Para se të fillojë punën si asistent në Universitetin e Prishtinës, Salihu, nga viti 2007, punoi si mësimdhënës në shkollën e mesme teknike “Pjetër Bogdani”, në Ferizaj.
Aktualisht, ai është Profesor Asistent në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ku jep mësim në lëndët, si: CAD I, CAD II, Grafika Inxhinierike, Vizatim Teknik me Gjeometri Deskriptive dhe Menaxhimi i Logjistikës dhe Transportit.
Në kuadër të përvojës së tij akademike, Salihu kishte pozita të ndryshme menaxheriale dhe administrative duke përfshirë:
- Koordinator i ECTS në Universitetin e Prishtinës (Koordinator ECTS në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj);
- Udhëheqës i Departamentit të Menaxhmentit Industrial, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj;
- Dekanii Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj;
- Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë dhe Informatikës, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj;
- Prorektor për Bashkëpunim me Industri, Punë Praktike dhe Aktivitete Komerciale.
Përpos karrierës akademike, profesor Salihu është përfshirë në projekte të rëndësishme ndërkombëtare dhe vendore, duke përfshirë projekte në kuadër të programit Erasmus+ , USAID dhe FEGO, të cilat kanë për synim përmirësimin dhe rritjen e cilësisë në arsim, fuqizimin e autonomisë universitare, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, përmirësimin e shërbimeve universitare si dhe përputhjen e tyre me nevojat e industrisë. Në projektin Erasmus+ “EUFORIA-Entrepreneurial Universities for Industry Alliances” mori pjesë në një kurs specializimi në Universitetin Staffordshire për teknologjinë e dizajnit (3D Modelling and Reverse Engineering), ndërsa më pas si pjesë e projektit udhëhoqi trajnimin e punëtorëve të industrisë së drurit në softuerin AutoCAD. Në projektin ERASMUS+KA2 “Creating Theory to Practice Centers for Innovation and Employment (CTPCIE)”, zhvilloi materiale mësimore, për profesionistët, në CAD (2D dhe 3D). Ka udhëhequr projektin STAND (Strengthening university autonomy and increasing accountability and transparency of Western Balkan universities) si koordinator institucional i universitetit në ERASMUS+KA2. Ai ka gjithashtu përvojë të gjerë në menaxhim dhe zbatim të projekteve të financuara nga organizata të tjera ndërkombëtare.
Studimet bachelor, ai, i përfundoi në vitin 2006, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet master në vitin 2009 në po të njëjtin fakultet. Studimet e doktoratës i përfundoi në vitin 2024, në Universitetin Omer Halisdemir në Nigde të Turqisë.
Përpos kontributit të tij akademik dhe shkencor, që nga viti 2008, profesor Salihu shërben edhe si ekspert i jashtëm në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Ferizaj. Ai, po ashtu është edhe anëtar në Shoqatën Evropiane për Hulumtime dhe Analiza të Aksidenteve (European Association for Accident Research and Analysis).
Salihu ka publikuar disa punime shkencore në revista të njohura ndërkombëtare, dhe ka marrë pjesë në konferenca të shumta ndërkombëtare ku ka prezantuar punimet e tij shkencore.
Ai flet gjuhën angleze dhe atë turke.
Our teachers
This post is also available in: English