Florit Hoxha

Prodekan/Mësimdhënës
Adresa:

Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.

Mob:

+383(0) 290 310 010

Nr. i zyrës:

401

Facebook:

Florit Hoxha

PhD. Cand. Florit Hoxha

Prodekan për Bashkëpunim me Industri, Punë praktike, Teknologji dhe Digjitalizim

Mësimdhënës në Fakultetin e Arteve të Aplikuara

PhD. Cand. Florit Hoxha, aktualisht, është Prodekan për Bashkëpunim me Industri, Punë Praktike, Teknologji dhe Digjitalizim në Fakultetin e Arteve të Aplikuara, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Gjatë viteve 2020-2024, Hoxha, ishte Dekan i Fakultetit të Arteve të Aplikuara, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Nga viti 2018 deri në vitin 2020, Hoxha, ishte Dekan i Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Para se të merrte këtë pozitë, ai, nga viti 2016 deri në vitin 2018, ishte Këshilltar i Rektorit të po të njëjtit Universitet.

Ai, nga viti 2014 deri në vitin 2016, ishte gjithashtu asistent i angazhuar në Universitetin e Prishtinës. Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ai ligjëron nga viti 2016. Në këtë universitet, ai ofron lëndë të ndryshme si Grafikë Vektoriale, Multimedia, Bazat e Ueb Dizajnit, Dizajni i Produkteve dhe Dizajnimi i Hapësirave Komerciale.

Studimet bachelor, po edhe ato master i përfundoi në Departamentin e Dizajnit Grafik, në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht, ai është në proces të përfundimit të studimeve të doktoratës, në Universitetin Ömer Halisdemir, në Turqi.

Si profesionist në fushën e dizajnit grafik dhe interierit, Hoxha, ka një përvojë të gjerë si dizajner, duke u angazhuar, nga viti 2002 deri në vitin 2014, në kompani të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare, jo vetëm si dizajner i interierit, po edhe si dizajner grafik.

Ai mori pjesë në shumë konferenca, si dhe publikoi hulumtime në revista të njohura kombëtare e ndërkombëtare. Hoxha, me pjesëmarrjen e tij në ekspozita në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar fitoi çmime të ndryshme për punën e tij artistike.

PhD. Cand. Florit Hoxha flet gjuhën angleze dhe atë turke.

Lëndët e mbuluara sipas thirrjes akademike:

  1. Grafikë Vektoriale I,
  2. Grafikë Vektoriale II,
  3. Përgatitje e Librit I,
  4. Multimedia II, Teoria dhe
  5. Praktika e Menaxhmentit

Curriculum Vitae (CV)

This post is also available in: English