
Adresa:
Rr. Universiteti, p.n. 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës.
Email:
Mob:
+383 44 225 208
Nr. i zyrës:
210
Facebook:
Mr. Sc. Ismet Malsiu
Ligjërues
Mr. Sc. Ismet Malsiu ishte Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Industriale me Informatikë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, i zgjedhur më 02 Shkurt 2016 nga Senati i këtij Universiteti.
Para zgjedhjes së tij Dekan, Malsiu ka qenë Shef i Departamentit të Makinerisë, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, pranë Universitetit të Prishtinës nga 21 mars 2014 – 30 shtator 2015. Pastaj, zgjedhet ushtrues detyre i Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë dhe Informatikë (u.d.), Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj pranë Universitetit të Prishtinës (01 Tetor 2015 – 02 Shkurt 2016).
Studimet pesëvjeçare (dhjetë semestra) i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Teknik, në drejtimin e Makinerisë në vitin 1988 dhe merr thirrjen Ing. i Dipl. i Makinerisë.
Pas mbarimit të studimeve punësohet në KMN ,,Sharr”, Hani Elezit, Kaçanik dhe emërohet Udhëheqës dhe Mbikëqyrës i Njësisë së Fluideve dhe Energjetikës (1989 – 1996).
Ligjërues në marrëdhënie plotësuese pune në ish SHL Teknike në Ferizaj pranë Universitetit të Prishtinës zgjedhet në vitin 1993, ndërsa në vitin 1996 zgjedhet, Ligjërues i rregullt.
Në vitin 2011 përfundon studimet pasdiplomike në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe merr thirrjen akademike “Magjistër i ShkencaveTeknike”, në fushën e Termoenergjetikës dheTermoteknikës.
Mr. Sc. Ismet Malsiu, si autorë dhe bashkautor ka të publikuara punime shkencore dhe profesionale në revista vendore dhe ndërkombëtare. Është bashkautor i dy teksteve universitare dhe recensues i një teksti shkollor, si dhe ka të përpiluara ligjërata dhe doracak për studentë.
Mr. Sc. Ismet Malsiu është certifikuar për trajner (2002–2008). Nga SWISSCONTACT-i është thirrur në cilësinë e trajnerit të jashtëm dhe konsultat i trajnerit gjerman me thirrje Ekspert Internacional për trajnimin modular të mësimdhënësve, inxhinierëve/instruktorëve, të 10–të Shkollave të Mesme Profesionale në Shqipëri (2009 – 2014).
Planifikoi dhe hartoi në formë të specifikuar Laboratorët për Fakultetin e Inxhinierisë me Informatikë.
Projektoi, udhëhoqi dhe mbikëqyri shumë Sisteme të Ngrohjeve Qendrore dhe Klimatizimit.
Mr. Sc. Ismet Malsiu flet gjuhën serbo-kroate, komunikon dhe përdor literaturë gjermane dhe angleze.
Our teachers















































This post is also available in: English