Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri- Baçelor
PROGRAMET BAÇELOR
PROGRAMET MASTER
Dizajni dhe Konstruksioni i Produkteve nga Druri – Bachelor
Programi Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri u ofron studentëve standardet më të larta ndërkombëtare të edukimit në këtë fushë. Përmbajtja dhe strukturimi i këtij programi vjen si rezultat i kërkesave të shtuara të subjekteve, të cilat merren me veprimtarinë e mobilieve dhe me dizajnin e hapsirave të brendshme. Programi ofron lëndë me përmbajtje bashkëkohore dhe fleksibile, të cilat në vazhdimësi përcjellin kërkesat e industrisë vendore dhe ndërkombëtare, duke krijuar kështu kuadro profesionale që do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Qëllimi
Programi, me mundësitë që ofron në realizimin e objektivave, ka për qëllim të përgatisë studentë, të cilët në mënyrë profesionale do të ekzekutojnë aktivitete të ndryshme në ndërmarrjet prodhuese, kryesisht në ato ndërmarrje të cilat merren me prodhimin e interierit të brendshëm, me fokus në mobilie dhe ndërmarrje të tjera të cilat merren edhe me konstruksione nga druri.
Objektivat e përgjithshme
Që studentët në të ardhmen të kenë sukses në një mjedis konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, Universiteti u ofron mësim teorik dhe praktik, i cili u ndihmon:
- të dijnë të bëjnë skicimin e produktit;
- të demonstrojnë aftësitë e të menduarit kritik në zgjidhjen e problemeve komplekse të dizajnit dhe konstruksioneve të produktit që do të prodhohet;
- të implementojnë aftësitë teknike, të cilat duhet të ndërmerren për prodhimin e produktit;
- të aplikojnë proceset e zgjidhjes së problemeve dhe të vendimmarrjes, në raste të dizajnimit dhe zgjidhjeve konstruktive të produktit që do të prodhohet;
- të praktikojnë aftësi efektive të komunikimit me punëtorë të ndërmarrjes; dhe
- të dijnë të llogarisin çmimin e produktit të prodhuar dhe të dijnë të menaxhojnë prodhimin e produkteve.
Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve, i diplomuari do të mund të punonte në:
- dizajnimin e hapsirave të brendshme,
- dizajnimin e hapësirave të interierit në objekte banimi kolektive dhe ato individuale,
- studio projektuese,
- procesin edukativo-arsimor,
- ndërmarrje prodhuese të mobilieve dhe interierit,
- ndërmarrje ku përdoren software aplikativ për interier, ose
- biznese dhe kompani të menaxhimit të produkteve.
UNIVERSITETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA NË FERIZAJ Bazuar në Ligjin për Zyrtarët Publik nr. 08/L-197, Statuti i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, si dhe Rregulloret për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në UShAF të datës 06.04.2018, me datën 11.08.2025 shpallet: KONKURS PUBLIK PËR PRANIM NË PUNE Aplikimi është i […]
This post is also available in: English