Informatikë e Aplikuar– Bachelor
PROGRAMET BAÇELOR
PROGRAMET MASTER
Informatikë e Aplikuar – Bachelor
Programi trevjeçar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Informatikë e Aplikuar”, do t’u ofrojë studentëve njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike në fushën e informatikës së aplikuar.
Këto njohuri studentëve do t’u transmetohen përmes mësimdhënies interaktive dhe hulumtimeve në Informatikën e Aplikuar, me theks të veçantë në zhvillimin e teknologjive të informacionit në zgjedhje të problemeve konkrete dhe zbatimin e tyre në Industri, kjo për të zhvilluar profesionist të kualifikuar dhe ndërmarrës të nivelit të lartë të fushën e IT-se, në përputhje me nevojat e tregut të punës.
Qëllimi
Qëllimi i programit të studimit bachelor “Informatikë e Aplikuar” është t’u ofrojë studentëve njohuri të ekuilibruara në fushën e shkencave kompjuterike dhe menaxhim biznesi me objektivin kryesor: formimin e kuadrove të specializuara me aftësi praktike dhe aplikative në analizimin, dizajnimin, zhvillimin, implementimin dhe operimin e teknologjive të informacionin në fusha të ndryshme, dhe të pajisu me njohuri themelore për mjedisin e një biznesi dhe menaxhim e tij.
Rezultatet e pritura të nxënies
Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi, studenti do të pajisen me njohuri dhe shkathtësi për të qenë në gjendje të:
- Analizoj kërkesat e TI-së duke marrë parasysh nevojat e konsumatorëve dhe të biznesit, përshkruaj ato në nivel abstrakt dhe arsyetojë formën e përcaktuar të zbatimit të tyre.
- Analizoj, dizajnoj dhe zhvillojë zgjedhje softuerike të orientuar nga objektet për probleme reale në fusha të ndryshme dhe t’i mirëmbajë ato.
- Të zbatojë teknikat e testimit të softuerit, sigurimit të cilësisë dhe të demonstrojë aftësi në menaxhim të ndryshimeve.
- Konceptojë dhe zbatojë harduerin mbështetë për Sistemet e Informacionit si dhe të dizajnoj, konfiguroje, administroje dhe mirëmbajë rrjeta kompjuterike duke aplikuar standarde të larta të sigurisë.
- Identifikoj dhe zbatojë aplikimin e TI-së në mjedisin e biznesit për të ndihmuar arritjen e objektivave strategjike të biznesit.
- Demonstrojë aftësi për punë individuale dhe grupore në menaxhim efikas të projekteve komplekse të TI.
- Demonstrojë aftësi inovative menaxheriale dhe të ndërmarresisë në aplikim të IT-së, duke pasur nën kontroll zbatimin e të drejtave dhe parimet e etikes së biznesit.
- Demonstrojë vlera të larta komunikimi dhe prezantimi për të paraqitur qartë dhe bindshëm konceptet e TI-së për audience të ekspertëve dhe jo-ekspertëve dhe të bashkëpunoj në mënyrë konstruktive si pjese e ekipeve punuese.
- Analizoj dhe llogarisë koston dhe çmimin si dhe të dije parimet e marketingut dhe shitjes
Metodologjia e mësimëdhënies:
-
Ligjërata teorike – për prezantimin e koncepteve bazë dhe përmbajtjes akademike.
-
Ushtrime praktike – për zhvillimin e shkathtësive dhe aplikimin e njohurive në situata reale.
-
Diskutime dhe punë në grup – për të nxitur të menduarit kritik dhe bashkëpunimin.
-
Studime rasti (case studies) – për analizimin e situatave konkrete dhe zgjidhjen e problemeve.
-
Projekte dhe detyra individuale – për të zhvilluar aftësi kërkimore dhe punë të pavarur.
-
Praktikë profesionale, kur kërkohet, për të mundësuar përvojë reale në fushën përkatëse.
Metodat e vlerësimit: Është e përshkruar në Doracakun e Studentit dhe, më specifikisht, në syllabusin e lëndës. Poashtu, bazuar në nenin 12 dhe 13 të rregullorës për studimet themelore (Bachelor) për përcaktimin e suksesit akademik aplikohen këto metoda:
- Provimi
- Kolokviumi
- Punimi seminarik
- Praktika profesionale
- Testi praktik gjatë ushtrimeve
Zbatohen këto nota për përshkrim të suksesit në provime:
- 90-100 pikë: 10 ‘ A’ (shkëlqyeshëm)
- 80-89 pikë: 9 ‘B’ (shumë mirë)
- 70-79 pikë: 8 ‘C’ (mirë)
- 60-69 pikë: 7 ‘D’ (kënaqshëm)
- 50-59 pikë: 6 ‘E’ (mjaftueshëm)
- 0-49 pikë: 5 ‘FX/F’ (dobët)
Mundësi punësimi në të ardhmen
Me njohuritë e fituara në këtë program, studentet do të mund të punojnë profesionalisht në një gamë të gjerë të industrive, si: kompanitë e shërbimeve të TI-se, Konsulencën e menaxhim, Sektorin e shërbimeve financiare, në firmat e auditimit, kujdesin shëndetësor, industri dhe Institucione publike. Për shembull, të diplomuarit mund të punojnë si:
- Programer (Desktop, Ueb dhe Mobile)
- Specialistë të TI në kompani të ndryshme
- Konsulent i sistemit
- Projektuesi i sistemit
- Analist i biznesit
- Arkitekt i TI
- Koordinator TI
- Arkitekt i sistemit
- Specialist i informatikës së biznesit
- Administratorët e shërbimit TI,
- Administratorët e rrjetit kompjuterik,
- Menaxherët e projektit ose asistentët e menaxherëve të projekteve.
- Koordinatori i projektit
- Të diplomuarit mund të ndërtojnë bizneset e tyre ose të punojnë si lancerë të lirë.
Kohëzgjatja e Studimeve: 3 vite, gjashtë semestra
Kreditë e fituara: 180 ECTS
Kualifikimet e dhëna: Titulli që fiton studenti: Baçelor i shkencave në Informatikë e Aplikuar (Niveli 6 i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës)
Normat e kalueshmërisë se programit:
|
Treguesit kryesorë të performancës të programit
Baqelor Informatika e Aplikuar |
Caku
|
|
|
Kënaqësia e të diplomuarve me programin
|
85%
|
|
|
Kënaqësia e punëdhënësve të të diplomuarve me programin
|
75%
|
|
|
Punësimi i të diplomuarve (shkallën e punësimit)
|
55%
|
|
|
Kënaqshmëria e studentëve me programin
|
80%
|
|
|
Shkalla e diplomimit
|
deri në katër vite nga viti i regjistrimit
|
65%
|
|
deri në gjashte vite nga viti i regjistrimit
|
75%
|
|
|
Shkalla e progresit nga viti në vit
|
Nga viti i parë në të dytin
|
70%
|
|
Nga viti i dytë në të tretin
|
60%
|
|
|
Shkalla e kalueshmërisë në provime gjate ciklit te një viti akademik
|
Shkalla e kalimit në afatin e pare
|
40%
|
|
Shkalla e kalimit në afatin e dyte
|
20%
|
|
|
Shkalla e kalimit në afatin e tretë
|
15%
|
|
|
Raporti mësimdhënës/student
|
Mesatarisht 1:20
|
|
Shërbimet dhe lehtësitë e disponueshme:
1. Laboratorët:
Fakulteti i Inxhinierise dhe Informatikes ka laboratorine makinerise, laboratorin per energjine e ripertitshme, laboratorin e Fizikës dhe Kimise si dhe laboratorin e informatikes. Secila klasë e mësimit është e paisur me Smart Table të gjenerats se fundit.
- Bibliotekën dhe hapësirat për student
Biblioteka e Universitetit ka 1433 lloje të ndryshme të botimeve, disa me më shumë se një ekzemplarë, ka 8 ulëse leximi për studentë si dhe ka hapësirën 48,36m2. Gjithashtu ka edhe sallën e leximit me 40 ulëse. Studentët kanë gjithashtu qasje në bibliotekat elektronike, përmes linkut zyrtar të UShAF-it: https://ushaf.net → Studentët → e-Biblioteka
- Sistemet elektronike
Për menaxhimin e të dhënave të studentëve, UShAF përdor Sistemin për Menaxhimin e Informatave të Studentëve (SIMS) në linkun: sims.ushaf.net. Për sistemin e e-maileve institucionale, përdoret platforma Outlook në: outlook.ushaf.net. Për mësimin online, studentët përdorin platformën Microsoft Teams, ndërsa për punë akademike dhe qasje në aplikacionet institucionale, ata kanë qasje në Office 365, me të gjitha shërbimet dhe platformat e përfshira.
- Lehtësitë për studentët me aftësi të kufizuara
Universiteti ka qasje për persona me aftësi të kufizuara, dhe ka instaluar edhe ashensorin për qasje për persona me nevoja të veçanta në të gjitha katet e objektit.
- Rregulloret për studentë
Fakulteti i Arkitektures, Dizajnit dhe Teknologjise se Drurit sherbehet me rregulloren e me poshtme, si dhe doracakun e studentit:
- Doracaku i studentit
- Rregullore për Studimet Themelore(Bachelor)
- Rregullorja e Kodit Etik
- Rregullore për Praktikën Studentore
- Rregullore për Transfer të Studentëve
- Rregullore për Zgjedhjet Studentore në UShAF
- Rregullore mbi punën e Parlamentit të Studentëne në UShAF
- Rregullore tjera
- Qendrën e karrierës
Qendra e Karrierës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka këto funksione kryesore:
- Ndihmon studentët në orientimin profesional (zgjedhja e drejtimit të karrierës, këshillime individuale)
- Organizon punëtori dhe trajnime si shkrimi i CV-së, përgatitja për intervistë, aftësi të buta (soft skills)
- Ndërmjetëson praktika profesionale duke bashkëpunuar me kompani lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare
- Organizon Panaire të Punës dhe Karrierës ku studentët lidhen drejtpërdrejt me punëdhënësit
- Promovon mundësi punësimi dhe praktike përmes njoftimeve zyrtare të universitetit
Mbështet alumnit (të diplomuarit)në gjetjen e punës dhe zhvillimin e mëtejmë profesional
- Bursat e ofruara për student dhe tarifat e studimit:
Bursat për studentë ndahen për çdo vit akademik, bazuar në rregulloren e Këshillit Drejtues për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria: Subvencione dhe transfere. Lartësia e mjeteve financiare për ndarjen e bursave caktohet me vendim të veçantë nga Këshilli Drejtues për çdo vit fiskal.
Tarifat e studimit për studentë përcaktohen me Udhëzim Administrativ të veçantë të Ministrisë së Arsimit dhe UShAF zbaton tarifat e përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit.
- Dita e dyerve të hapura
Në kuadër të aktivitetit “Open Doors”, universiteti hap dyert për të pritur maturantët e Kosovës, për t’i informuar ata rreth kushteve që ofron universiteti, rreth programeve e laboratoreve, si dhe hapësirave të tjera të cilat kontribuojnë në përvetësimin e shkathtësive profesionale. https://ushaf.net/ushaf-fillon-aktivitetin-open-doors/
- Materiale informuese

Donikë Guri, studente e vitit të tretë në programin Inxhineri Industriale me Informatikë:
“Perspektiva e madhe për vende të punës në rajonin e Ferizajt, si dhe pozita gjeografike e Universitetit kanë bërë të jenë zgjedhje ideale për mua. Mundësitë e studimit semestral jashtë vendit, vizitat e shumta në kompani të ndryshme, pastaj puna praktike në to, po edhe në laboratoret e Universitetit, ofrojnë mundësi jashtëzakonisht të mëdha në avancimin tonë. Falë shumëllojshmërisë së lëndëve në këtë fakultet, ne tashmë jemi të aftë në fushën e inxhinierisë si dhe në fusha të tjera si: informatika, fizika e matematika.”
Fakulteti i Arteve të Aplikuara në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), përbyll punëtorinë intensive dyditore “Introduction to Artificial Intelligence in the realms of Design and Arts” me një grup të përzgjedhur studentësh, të udhëhequr nga Profesori Kushtrim Hamzaj, ligjërues në Universitetin e Mynihut dhe doktorant në Bauhaus University Weimar. This post is […]
This post is also available in: English





