Informatikë e Aplikuar– Bachelor

Informatikë e Aplikuar – Bachelor

Programi trevjeçar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Informatikë e Aplikuar”, do t’u ofrojë studentëve njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike në fushën e informatikës së aplikuar.

Këto njohuri studentëve do t’u transmetohen përmes mësimdhënies interaktive dhe hulumtimeve në Informatikën e Aplikuar, me theks të veçantë në zhvillimin e teknologjive të informacionit në zgjedhje të problemeve konkrete dhe zbatimin e tyre në Industri, kjo për të zhvilluar profesionist të kualifikuar dhe ndërmarrës të nivelit të lartë të fushën e IT-se, në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Qëllimi

Qëllimi i programit të studimit bachelor “Informatikë e Aplikuar” është t’u ofrojë studentëve njohuri të ekuilibruara në fushën e shkencave kompjuterike dhe menaxhim biznesi me objektivin kryesor: formimin e kuadrove të specializuara me aftësi praktike dhe aplikative në analizimin, dizajnimin, zhvillimin, implementimin dhe operimin e teknologjive të informacionin në fusha të ndryshme, dhe të pajisu me njohuri themelore për mjedisin e një biznesi dhe menaxhim e tij.

Objektivat e përgjithshme

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi, studenti do të pajisen me njohuri dhe shkathtësi për të qenë në gjendje të:

  • Analizoj kërkesat e TI-së duke marrë parasysh nevojat e konsumatorëve dhe të biznesit, përshkruaj ato në nivel abstrakt dhe arsyetojë formën e përcaktuar të zbatimit të tyre.
  • Analizoj, dizajnoj dhe zhvillojë zgjedhje softuerike të orientuar nga objektet për probleme reale në fusha të ndryshme dhe t’i mirëmbajë ato.
  • Të zbatojë teknikat e testimit të softuerit, sigurimit të cilësisë dhe të demonstrojë aftësi në menaxhim të ndryshimeve.
  • Konceptojë dhe zbatojë harduerin mbështetë për Sistemet e Informacionit si dhe të dizajnoj, konfiguroje, administroje dhe mirëmbajë rrjeta kompjuterike duke aplikuar standarde të larta të sigurisë.
  • Identifikoj dhe zbatojë aplikimin e TI-së në mjedisin e biznesit për të ndihmuar arritjen e objektivave strategjike të biznesit.
  • Demonstrojë aftësi për punë individuale dhe grupore në menaxhim efikas të projekteve komplekse të TI.
  • Demonstrojë aftësi inovative menaxheriale dhe të ndërmarresisë në aplikim të IT-së, duke pasur nën kontroll zbatimin e të drejtave dhe parimet e etikes së biznesit.
  • Demonstrojë vlera të larta komunikimi dhe prezantimi për të paraqitur qartë dhe bindshëm konceptet e TI-së për audience të ekspertëve dhe jo-ekspertëve dhe të bashkëpunoj në mënyrë konstruktive si pjese e ekipeve punuese.
  • Analizoj dhe llogarisë koston dhe çmimin si dhe të dije parimet e marketingut dhe shitjes

Mundësi punësimi në të ardhmen

Me njohuritë e fituara në këtë program, studentet do të mund të punojnë profesionalisht në një gamë të gjerë të industrive, si: kompanitë e shërbimeve të TI-se, Konsulencën e menaxhim, Sektorin e shërbimeve financiare, në firmat e auditimit, kujdesin shëndetësor, industri dhe Institucione publike. Për shembull, të diplomuarit mund të punojnë si:

  • Programer (Desktop, Ueb dhe Mobile)
  • Specialistë të TI në kompani të ndryshme
  • Konsulent i sistemit
  • Projektuesi i sistemit
  • Analist i biznesit
  • Arkitekt i TI
  • Koordinator TI
  • Arkitekt i sistemit
  • Specialist i informatikës së biznesit
  • Administratorët e shërbimit TI,
  • Administratorët e rrjetit kompjuterik,
  • Menaxherët e projektit ose asistentët e menaxherëve të projekteve.
  • Koordinatori i projektit
  • Të diplomuarit mund të ndërtojnë bizneset e tyre ose të punojnë si lancerë të lirë.

Donikë Guri, studente e vitit të tretë në programin Inxhineri Industriale me Informatikë:

“Perspektiva e madhe për vende të punës në rajonin e Ferizajt, si dhe pozita gjeografike e Universitetit kanë bërë të jenë zgjedhje ideale për mua. Mundësitë e studimit semestral jashtë vendit, vizitat e shumta në kompani të ndryshme, pastaj puna praktike në to, po edhe në laboratoret e Universitetit, ofrojnë mundësi jashtëzakonisht të mëdha në avancimin tonë. Falë shumëllojshmërisë së lëndëve në këtë fakultet, ne tashmë jemi të aftë në fushën e inxhinierisë si dhe në fusha të tjera si: informatika, fizika e matematika.” 

Fellowship opportunity for graduates from Kosovo – Rondine

Call for participants for the 2024-2025 World House program, a unique experience for young change-makers in Italy (fully funded fellowship). This post is also available in: English

This post is also available in: English