Inxhinieri Industriale me Informatikë– Bachelor
PROGRAMET BAÇELOR
PROGRAMET MASTER
Inxhinieri Industriale me Informatikë – Bachelor
Programi Inxhinieri Industriale me Informatikë fokusohet në zhvillimin e kuadrove te reja në fushën e inxhinierisë industriale, dhe aplikimin e teknologjisë informative në proceset e përpunimit të metaleve dhe materialeve të ndryshme plastike, duke përdorur teknologjinë dhe aplikacionet më moderne të teknologjisë informative, të cilat u përshtaten kërkesave të tregut të punës.
Qëllimi
Duke ditur se tregu i punës ka mungesë të profesionistëve në fushën e inxhinierisë industriale dhe aplikimit të teknologjisë informative në proceset e përpunimit të produkteve, Universiteti, përmes këtij programi, ka për qëllim të krijojë kuadro të kualifikuara vendase, të cilat në të ardhmen do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Objektivat e përgjithshme
Që studentët në të ardhmen të kenë sukses në një mjedis konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, Universiteti ofron mësim teorik dhe praktik, i cili u ndihmon:
- të kuptojnë konceptet themelore të inxhinierisë industriale;
- të njohin llojet e metaleve dhe materialeve artificiale, si dhe teknologjitë e përpunimit të tyre;
- të zhvillojnë aftësitë praktike për përpunimin e materialeve të ndryshme, në veçanti të atyre artificiale;
- të aplikojnë njohuri të koncepteve, teorive dhe disiplinave në inxhinieri industriale, të përkrahura nga teknologjia informative;
- të demonstrojnë aftësitë e të menduarit kritik në zgjidhjen e problemeve komplekse në fushën e inxhinierisë industriale;
- të shprehin rrjedhshëm idetë komplekse dhe të sofistikuara, duke përdorur një gamë të formateve dhe mediave; dhe
- të kryejnë aktivitete me aftësi të mira shoqërore dhe udhëheqëse, dhe të demonstrojnë një ndjenjë të përgjegjësisë.
Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve, një i diplomuar do të mund të punonte si:
- përpunues i produkteve nga metali dhe atyre nga plastika,
- dizajner kompjuterik i pjesëve të ndryshme makinerike,
- mësimdhënës në institucione fillore dhe të mesme teknike,
- mbikëqyrës i prodhimit,
- zhvillues dhe dizajner i procesit, ose
- i vetëpunësuar dhe sipërmarrës.
Donikë Guri, studente e vitit të tretë në programin Inxhineri Industriale me Informatikë:
“Perspektiva e madhe për vende të punës në rajonin e Ferizajt, si dhe pozita gjeografike e Universitetit kanë bërë të jenë zgjedhje ideale për mua. Mundësitë e studimit semestral jashtë vendit, vizitat e shumta në kompani të ndryshme, pastaj puna praktike në to, po edhe në laboratoret e Universitetit, ofrojnë mundësi jashtëzakonisht të mëdha në avancimin tonë. Falë shumëllojshmërisë së lëndëve në këtë fakultet, ne tashmë jemi të aftë në fushën e inxhinierisë si dhe në fusha të tjera si: informatika, fizika e matematika.”
Lajmërohen studentët në nivelin Bachelor dhe Master, se nga data 14.10.2024 e deri më 22.10.2024 do të bëhet regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2024/2025. This post is also available in: English
This post is also available in: English