Arkitektura e Interierit dhe Dizajni i Mobileve – Baçelor
PROGRAMET BAÇELOR
PROGRAMET MASTER
Arkitektura e Interierit dhe Dizajni i Mobilieve – Bachelor
Programi tre vjeçar (180 ECTS) në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj “Arkitektura e Interierit dhe Dizajni i Mobilieve” është zhvilluar duke u bazuar në ngritjen dhe zhvillimin e shkathtësive të studentëve dhe të diplomuarve nga shkollimet e tyre paraprake, gjithmonë duke pasur parasysh rritjen e punësimit të atyre që diplomojnë në këtë program. Në fazën e zhvillimit (draftimit) të rezultateve të mësimdhënies së programit janë konsultuar edhe bizneset e sektorit përkatës, pjesë të Bordit Industrial, nga të cilët janë definuar qartë kompetencat dhe shkathtësitë për përmbushjen e kërkesave të tyre. Programi gjithashtu ka parasysh edhe ndërtimin e kompetencave të përgjithshme të cilat i mundësojnë të diplomuarve përshtatje më të lehtë ndaj ndryshimeve në tregun e punës dhe të industrisë. Këto kompetenca janë modeluar në lëndë të ndryshme të cilat zhvillojnë kompetenca të dizajnit dhe projektimit, prodhimit, njohjes së materialeve, ndërmarresisë dhe inovacioneve, etj.
Qëllimi
Qëllimi i programit është të zhvilloj kuadër të specializuar të profesionistëve në fushën e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobilieve, duke përdorur teknologjitë bashkëkohore dhe aplikacionet e kohës së fundit, të cilat i përshtaten lehtësisht kërkesave të tregut të punës. Ky qëllim është në harmoni edhe me misionin e institucionit.
Rezultatet e pritura të nxënies
Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi, studenti do të pajisen me njohuri dhe shkathtësi për të qenë në gjendje:
- Të konceptojnë dhe dizajnojnë hapësirat e interierit sipas kërkesave të tregut;
- Të njohin materialet dhe vetitë e tyre për përdorim në arikitekturën e interierit dhe dizajnin e mobilieve;
- Të demonstrojnë aftësi për zhvillimin e produkteve;
- Të llogarisin koston e produkteve dhe shërbimeve;
- Të demonstrojnë aftësi menaxhuese të ndërmarrjeve dhe projekteve;
- Të njohin parimet e marketingut, teknikat e shitjes dhe komunikimi me klientët;
- Të aplikojnë programe kompjuterike për dizajn, konstruktim dhe vizualizim;
- Të zhvillojnë aftësi të zgjidhjes së problemeve konstruktive të mobilieve;
- Të demonstrojnë aftësi teknike dhe organizative në përgatitjen e prodhimit;
- Të zhvillojnë aftësi të zgjidhjes së problemeve në planifikimin e hapësirave të interierit;
- Të aplikojnë aftësi të menaxhimit, organizimit dhe mbikëqyrjes së projekteve të interierit;
- Të zhvillojnë shkathtësi komunikimi.
Metodologjia e mësimëdhënies: Metodologjia e mësimdhënies në FADTD bazohet në parimet bashkëkohore të procesit mësimor, duke kombinuar qasje teorike dhe praktike me qëllim zhvillimin e kompetencave profesionale të studentëve. Gjatë procesit të mësimdhënies përdoren:
-
Ligjërata teorike – për prezantimin e koncepteve bazë dhe përmbajtjes akademike.
-
Ushtrime praktike – për zhvillimin e shkathtësive dhe aplikimin e njohurive në situata reale.
-
Diskutime dhe punë në grup – për të nxitur të menduarit kritik dhe bashkëpunimin.
-
Studime rasti (case studies) – për analizimin e situatave konkrete dhe zgjidhjen e problemeve.
-
Projekte dhe detyra individuale – për të zhvilluar aftësi kërkimore dhe punë të pavarur.
-
Praktikë profesionale, kur kërkohet, për të mundësuar përvojë reale në fushën përkatëse.
Metodat e vlerësimit: Është e përshkruar në Doracakun e Studentit dhe, më specifikisht, në syllabusin e lëndës. Poashtu, bazuar në nenin 12 dhe 13 të rregullorës për studimet themelore (Bachelor) për përcaktimin e suksesit akademik aplikohen këto metoda:
- Provimi
- Kolokviumi
- Punimi seminarik
- Praktika profesionale
- Testi praktik gjatë ushtrimeve
Zbatohen këto nota për përshkrim të suksesit në provime:
- 91-100 pikë: 10 ‘ A’ (shkëlqyeshëm)
- 81-90 pikë: 9 ‘B’ (shumë mirë)
- 71-80 pikë: 8 ‘C’ (mirë)
- 61-70 pikë: 7 ‘D’ (kënaqshëm)
- 51-60 pikë: 6 ‘E’ (mjaftueshëm)
- 0-50 pikë: 5 ‘FX/F’ (dobët)
Mundësi punësimi në të ardhmen
Me njohuritë e fituara në këtë program, studentet do të mund të punojnë profesionalisht në një gamë të gjerë të industrive, si: kompanitë e shërbimeve, zyre projekturese, ndërmarrje për prodhimin e mobilieve dhe interierit, etj. Të diplomuarit mund të punojnë si:
- Dizajner i pavarur i arkitekturë së interierit dhe dizajnit të mobilieve;
- Operator me programet e CAD;
- Menaxher i cilësisë së produkteve të interier;
- Restaurues i objekteve të interierit.
- Mbikëqyrës i prodhimit të një ndërmarrje që merret me prodhime interieri;
- Konstrukor i mobilieve;
- Planifikues i hapësirave te interierit;
- Dizajner i hapësirave komerciale;
- Operator me softuerët për vizualizim.
Kohëzgjatja e Studimeve: 3 vite, gjashtë semestra
Kreditë e fituara: 180 ECTS
Kualifikimet e dhëna: Titulli që fiton studenti: Baçelor i shkencave në Arkitektura e Interierit dhe Dizajni i Mobilieve (Niveli 6 i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës)
Normat e kalueshmërisë se programit
| Treguesit kryesorë të performancës të programeve (secili program mund t’i ketë caqet e tyre) | Caku | Performanca | |
| Kënaqësia e të diplomuarve me programin | 70% | ||
| Kënaqësia e punëdhënësve të të diplomuarve me programin | 80% | ||
| Punësimi i të diplomuarve (shkallën e punësimit) | 60% | ||
| Kënaqshmëria e studentëve me programin | 75% | 79.96% | |
| Shkalla e diplomimit | deri në katër vite nga viti i regjistrimit | 55% | 60.58% |
| deri në gjashte vite nga viti i regjistrimit | 30% | 31.21% | |
| Shkalla e progresit nga viti në vit
|
Nga viti i parë në të dytin | 75% | 73.80% |
| Nga viti i dytë në të tretin | 55% | 90.32% | |
| Shkalla e kalueshmërisë në provime gjate ciklit te një viti akademik | Shkalla e kalimit në afatin e pare | 50% | 45.89% |
| Shkalla e kalimit në afatin e dyte | 30% | 48.84% | |
| Shkalla e kalimit në afatin e tretë | 10% | 54.86% | |
| Raporti mësimdhënës/student | Mesatarisht 1:32 | 1:14 | |
Shërbimet dhe lehtësitë e disponueshme:
1. Laboratorët:
Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit posedon hapësirë të cilën e shfrytëzon, ku janë edhe laboratorët dhe punëtoritë e tij, ka licenca për përdorimin e softuerëve ose të licencuar ose shkollorë me licencë falas për qëllime akademike. FADTD, poashtu posedon kabinete të IT-së, InLAB, Punëtorinë e pajisur me teknologji përkatëse CNC dhe të tjera. Brenda kampusit, në fazën finale është edhe Instituti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
- Bibliotekën dhe hapësirat për student
Biblioteka e Universitetit ka 1433 lloje të ndryshme të botimeve, disa me më shumë se një ekzemplarë, ka 8 ulëse leximi për studentë si dhe ka hapësirën 48,36m2. Gjithashtu ka edhe sallën e leximit me 40 ulëse. Studentët kanë gjithashtu qasje në bibliotekat elektronike, përmes linkut zyrtar të UShAF-it: https://ushaf.net → Studentët → e-Biblioteka
- Sistemet elektronike
Për menaxhimin e të dhënave të studentëve, UShAF përdor Sistemin për Menaxhimin e Informatave të Studentëve (SIMS) në linkun: sims.ushaf.net. Për sistemin e e-maileve institucionale, përdoret platforma Outlook në: outlook.ushaf.net. Për mësimin online, studentët përdorin platformën Microsoft Teams, ndërsa për punë akademike dhe qasje në aplikacionet institucionale, ata kanë qasje në Office 365, me të gjitha shërbimet dhe platformat e përfshira.
- Lehtësitë për studentët me aftësi të kufizuara
Universiteti ka qasje për persona me aftësi të kufizuara, dhe ka instaluar edhe ashensorin për qasje për persona me nevoja të veçanta në të gjitha katet e objektit.
- Rregulloret për studentë
Fakulteti i Arkitektures, Dizajnit dhe Teknologjise se Drurit sherbehet me rregulloren e me poshtme, si dhe doracakun e studentit:
- Doracaku i studentit
- Rregullore për Studimet Themelore(Bachelor)
- Rregullorja e Kodit Etik
- Rregullore për Praktikën Studentore
- Rregullore për Transfer të Studentëve
- Rregullore për Zgjedhjet Studentore në UShAF
- Rregullore mbi punën e Parlamentit të Studentëne në UShAF
- Rregullore tjera
- Qendrën e karrierës
Qendra e Karrierës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka këto funksione kryesore:
- Ndihmon studentët në orientimin profesional (zgjedhja e drejtimit të karrierës, këshillime individuale)
- Organizon punëtori dhe trajnime si shkrimi i CV-së, përgatitja për intervistë, aftësi të buta (soft skills)
- Ndërmjetëson praktika profesionale duke bashkëpunuar me kompani lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare
- Organizon Panaire të Punës dhe Karrierës ku studentët lidhen drejtpërdrejt me punëdhënësit
- Promovon mundësi punësimi dhe praktike përmes njoftimeve zyrtare të universitetit
- Mbështet alumnit (të diplomuarit)në gjetjen e punës dhe zhvillimin e mëtejmë profesional
- Bursat e ofruara për student dhe tarifat e studimit:
Bursat për studentë ndahen për çdo vit akademik, bazuar në rregulloren e Këshillit Drejtues për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria: Subvencione dhe transfere. Lartësia e mjeteve financiare për ndarjen e bursave caktohet me vendim të veçantë nga Këshilli Drejtues për çdo vit fiskal.
Tarifat e studimit për studentë përcaktohen me Udhëzim Administrativ të veçantë të Ministrisë së Arsimit dhe UShAF zbaton tarifat e përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit.
- Dita e dyerve të hapura
Në kuadër të aktivitetit “Open Doors”, universiteti hap dyert për të pritur maturantët e Kosovës, për t’i informuar ata rreth kushteve që ofron universiteti, rreth programeve e laboratoreve, si dhe hapësirave të tjera të cilat kontribuojnë në përvetësimin e shkathtësive profesionale. https://ushaf.net/ushaf-fillon-aktivitetin-open-doors/
- Materiale informuese
- Linku për broshura
Fakulteti i Arteve të Aplikuara në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), përbyll punëtorinë intensive dyditore “Introduction to Artificial Intelligence in the realms of Design and Arts” me një grup të përzgjedhur studentësh, të udhëhequr nga Profesori Kushtrim Hamzaj, ligjërues në Universitetin e Mynihut dhe doktorant në Bauhaus University Weimar. This post is […]
This post is also available in: English










