Inxhinieri Industriale me Informatikë– Bachelor

Inxhinieri Industriale me Informatikë – Bachelor

Programi Inxhinieri Industriale me Informatikë fokusohet në zhvillimin e kuadrove te reja në fushën e inxhinierisë industriale, dhe aplikimin e teknologjisë informative në proceset e përpunimit të metaleve dhe materialeve të ndryshme plastike, duke përdorur teknologjinë dhe aplikacionet më moderne të teknologjisë informative, të cilat u përshtaten kërkesave të tregut të punës.

Qëllimi
Duke ditur se tregu i punës ka mungesë të profesionistëve në fushën e inxhinierisë industriale dhe aplikimit të teknologjisë informative në proceset e përpunimit të produkteve, Universiteti, përmes këtij programi, ka për qëllim të krijojë kuadro të kualifikuara vendase, të cilat në të ardhmen do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Objektivat e përgjithshme
Që studentët në të ardhmen të kenë sukses në një mjedis konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, Universiteti ofron mësim teorik dhe praktik, i cili u ndihmon:

  • të kuptojnë konceptet themelore të inxhinierisë industriale;
  • të njohin llojet e metaleve dhe materialeve artificiale, si dhe teknologjitë e përpunimit të tyre;
  • të zhvillojnë aftësitë praktike për përpunimin e materialeve të ndryshme, në veçanti të atyre artificiale;
  • të aplikojnë njohuri të koncepteve, teorive dhe disiplinave në inxhinieri industriale, të përkrahura nga teknologjia informative;
  • të demonstrojnë aftësitë e të menduarit kritik në zgjidhjen e problemeve komplekse në fushën e inxhinierisë industriale;
  • të shprehin rrjedhshëm idetë komplekse dhe të sofistikuara, duke përdorur një gamë të formateve dhe mediave; dhe
  • të kryejnë aktivitete me aftësi të mira shoqërore dhe udhëheqëse, dhe të demonstrojnë një ndjenjë të përgjegjësisë.

Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve, një i diplomuar do të mund të punonte si:

  • përpunues i produkteve nga metali dhe atyre nga plastika,
  • dizajner kompjuterik i pjesëve të ndryshme makinerike,
  • mësimdhënës në institucione fillore dhe të mesme teknike,
  • mbikëqyrës i prodhimit,
  • zhvillues dhe dizajner i procesit, ose
  • i vetëpunësuar dhe sipërmarrës.

Donikë Guri, studente e vitit të tretë në programin Inxhineri Industriale me Informatikë:

“Perspektiva e madhe për vende të punës në rajonin e Ferizajt, si dhe pozita gjeografike e Universitetit kanë bërë të jenë zgjedhje ideale për mua. Mundësitë e studimit semestral jashtë vendit, vizitat e shumta në kompani të ndryshme, pastaj puna praktike në to, po edhe në laboratoret e Universitetit, ofrojnë mundësi jashtëzakonisht të mëdha në avancimin tonë. Falë shumëllojshmërisë së lëndëve në këtë fakultet, ne tashmë jemi të aftë në fushën e inxhinierisë si dhe në fusha të tjera si: informatika, fizika e matematika.” 

UShAF nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Kompaninë Hoteliere “La Terrazza” në Han të Elezit

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të ndërlidhjes së edukimit teorik me përvojën praktike profesionale, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Kompania Hoteliere “La Terrazza”, në Han të Elezit, nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi, me qëllim të aplikimit të njohurive teorike në praktikë. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. […]

This post is also available in: English