Inxhinieri Industriale me Informatikë– Bachelor
PROGRAMET BAÇELOR
PROGRAMET MASTER
Inxhinieri Industriale me Informatikë – Bachelor
Programi trevjeçar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Inxhinieri Industriale me Informatikë, do t’u ofrojë studentëve standardet më të larta ndërkombëtare të mësimit teorik dhe praktik në fushën e inxhinierisë industriale duke përdorur mjete dhe aplikacione te ndryshme informatike. Ky program do ti trajton konceptet e inxhinierisë industriale përmes analizës së nevojave dhe fokusit të teknologjisë informative dhe programimit në zgjidhje e problemeve dhe / ose nevojave konkrete.
Qëllimi
Qëllimi i programit të studimit bachelor “Informatikë e Aplikuar” është t’u ofrojë studentëve njohuri të ekuilibruara në fushën e shkencave kompjuterike dhe menaxhim biznesi me objektivin kryesor: formimin e kuadrove të specializuara me aftësi praktike dhe aplikative në analizimin, dizajnimin, zhvillimin, implementimin dhe operimin e teknologjive të informacionin në fusha të ndryshme, dhe të pajisu me njohuri themelore për mjedisin e një biznesi dhe menaxhim e tij.
Rezultatet e pritura të nxënies
Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi, studentët do të jetë në gjendje të:
- Identifikojnë, formulojnë dhe zgjidhin problemet industriale me ide kreative dhe inovative;
- Njohin llojet e materialeve (metalet, materialet artificiale dhe ato kompozite) si dhe teknologjitë e përpunimit të tyre;
- Zhvillojnë dhe përsosin organizimin, komunikimin, kontrollin dhe aftësitë e tjera profesionale multidisiplinare në ndërmarrje industriale;
- Iniciojnë, planifikojnë dhe menaxhojnë projekte të ndryshme profesionale në fushën e inxhinierisë industriale;
- Zhvillojnë aftësi teknike të dizajnimit dhe duke përdorur softuerët aplikativ (sikurse janë AutoCAD, Inventor, etj) në dizajnin, analizën dhe simulimin e funksionimit të produktit (gjenerimit të shpejt të prototipit, vizualizimi përmes teknologjisë VR, etj);
- Aplikojnë njohuri të koncepteve, teorive dhe disiplinave në inxhinieri industriale, të përkrahura nga teknologjia informative;
- Zbatojnë procese gjithëpërfshirëse përmes të cilave mund të integrojnë modelimin e sistemeve mekanike me sistemet softuerike dhe elektrike;
- Shfrytëzojnë dhe aplikojnë teknika të ndryshme inxhinierike për të zgjedhur probleme reale ne procese të zhvillimit/dizajnimit/përmirësimit te produkteve/sistemeve duke përdorur pajisje dhe sisteme moderne (softverët, 3d Scaner dhe printer, etj);
- Kuptojnë kompleksitetin e procesit të operacioneve të prodhimit dhe ndikimit të tij në dizajnin e produktit apo procesit, dhe anasjelltas, duke optimizuar koston e prodhimit;
- Kuptojnë rëndësinë e ruajtjes se ambientit, dhe ndikimin e tij ne dizajnin e produkteve dhe proceseve te prodhimit;
Metodologjia e mësimëdhënies:
-
Ligjërata teorike – për prezantimin e koncepteve bazë dhe përmbajtjes akademike.
-
Ushtrime praktike – për zhvillimin e shkathtësive dhe aplikimin e njohurive në situata reale.
-
Diskutime dhe punë në grup – për të nxitur të menduarit kritik dhe bashkëpunimin.
-
Studime rasti (case studies) – për analizimin e situatave konkrete dhe zgjidhjen e problemeve.
-
Projekte dhe detyra individuale – për të zhvilluar aftësi kërkimore dhe punë të pavarur.
-
Praktikë profesionale, kur kërkohet, për të mundësuar përvojë reale në fushën përkatëse.
Metodat e vlerësimit: Është e përshkruar në Doracakun e Studentit dhe, më specifikisht, në syllabusin e lëndës. Poashtu, bazuar në nenin 12 dhe 13 të rregullorës për studimet themelore (Bachelor) për përcaktimin e suksesit akademik aplikohen këto metoda:
- Provimi
- Kolokviumi
- Punimi seminarik
- Praktika profesionale
- Testi praktik gjatë ushtrimeve
Zbatohen këto nota për përshkrim të suksesit në provime:
- 90-100 pikë: 10 ‘ A’ (shkëlqyeshëm)
- 80-89 pikë: 9 ‘B’ (shumë mirë)
- 70-79 pikë: 8 ‘C’ (mirë)
- 60-69 pikë: 7 ‘D’ (kënaqshëm)
- 50-59 pikë: 6 ‘E’ (mjaftueshëm)
- 0-49 pikë: 5 ‘FX/F’ (dobët)
Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve të tyre, të diplomuarit do të jenë në gjendje të punojnë në industritë e mëposhtme dhe llojin e angazhimeve:
- Inxhinier i prodhimit dhe projektimit të sistemeve industriale
- Zhvillues produkti
- Zhvillues dhe dizajner i procesit
- Udhëheqës në industri të prodhimit
- Vetëpunësuar dhe sipërmarrës
Kohëzgjatja e Studimeve: 3 vite, gjashtë semestra
Kreditë e fituara: 180 ECTS
Kualifikimet e dhëna: Titulli që fiton studenti: Baçelor i shkencave në Informatikë e Aplikuar (Niveli 6 i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës)
Normat e kalueshmërisë se programit:
|
Treguesit kryesorë të performancës të programit
Baqelor Inxhinieri Industriale me Informatike |
Caku
|
|
|
Kënaqësia e të diplomuarve me programin
|
80%
|
|
|
Kënaqësia e punëdhënësve të të diplomuarve me programin
|
70%
|
|
|
Punësimi i të diplomuarve (shkallën e punësimit)
|
50%
|
|
|
Kënaqshmëria e studentëve me programin
|
75%
|
|
|
Shkalla e diplomimit
|
deri në katër vite nga viti i regjistrimit
|
65%
|
|
deri në gjashte vite nga viti i regjistrimit
|
75%
|
|
|
Shkalla e progresit nga viti në vit
|
Nga viti i parë në të dytin
|
75%
|
|
Nga viti i dytë në të tretin
|
65%
|
|
|
Shkalla e kalueshmërisë në provime gjate ciklit te një viti akademik
|
Shkalla e kalimit në afatin e pare
|
40%
|
|
Shkalla e kalimit në afatin e dyte
|
25%
|
|
|
Shkalla e kalimit në afatin e tretë
|
20%
|
|
|
Raporti mësimdhënës/student
|
Mesatarisht 1:20
|
|
Shërbimet dhe lehtësitë e disponueshme:
1. Laboratorët:
Fakulteti i Inxhinierise dhe Informatikes ka laboratorine makinerise, laboratorin per energjine e ripertitshme, laboratorin e Fizikës dhe Kimise si dhe laboratorin e informatikes. Secila klasë e mësimit është e paisur me Smart Table të gjenerats se fundit.
- Bibliotekën dhe hapësirat për student
Biblioteka e Universitetit ka 1433 lloje të ndryshme të botimeve, disa me më shumë se një ekzemplarë, ka 8 ulëse leximi për studentë si dhe ka hapësirën 48,36m2. Gjithashtu ka edhe sallën e leximit me 40 ulëse. Studentët kanë gjithashtu qasje në bibliotekat elektronike, përmes linkut zyrtar të UShAF-it: https://ushaf.net → Studentët → e-Biblioteka
- Sistemet elektronike
Për menaxhimin e të dhënave të studentëve, UShAF përdor Sistemin për Menaxhimin e Informatave të Studentëve (SIMS) në linkun: sims.ushaf.net. Për sistemin e e-maileve institucionale, përdoret platforma Outlook në: outlook.ushaf.net. Për mësimin online, studentët përdorin platformën Microsoft Teams, ndërsa për punë akademike dhe qasje në aplikacionet institucionale, ata kanë qasje në Office 365, me të gjitha shërbimet dhe platformat e përfshira.
- Lehtësitë për studentët me aftësi të kufizuara
Universiteti ka qasje për persona me aftësi të kufizuara, dhe ka instaluar edhe ashensorin për qasje për persona me nevoja të veçanta në të gjitha katet e objektit.
- Rregulloret për studentë
Fakulteti i Arkitektures, Dizajnit dhe Teknologjise se Drurit sherbehet me rregulloren e me poshtme, si dhe doracakun e studentit:
- Doracaku i studentit
- Rregullore për Studimet Themelore(Bachelor)
- Rregullorja e Kodit Etik
- Rregullore për Praktikën Studentore
- Rregullore për Transfer të Studentëve
- Rregullore për Zgjedhjet Studentore në UShAF
- Rregullore mbi punën e Parlamentit të Studentëne në UShAF
- Rregullore tjera
- Qendrën e karrierës
Qendra e Karrierës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka këto funksione kryesore:
- Ndihmon studentët në orientimin profesional (zgjedhja e drejtimit të karrierës, këshillime individuale)
- Organizon punëtori dhe trajnime si shkrimi i CV-së, përgatitja për intervistë, aftësi të buta (soft skills)
- Ndërmjetëson praktika profesionale duke bashkëpunuar me kompani lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare
- Organizon Panaire të Punës dhe Karrierës ku studentët lidhen drejtpërdrejt me punëdhënësit
- Promovon mundësi punësimi dhe praktike përmes njoftimeve zyrtare të universitetit
Mbështet alumnit (të diplomuarit)në gjetjen e punës dhe zhvillimin e mëtejmë profesional
- Bursat e ofruara për student dhe tarifat e studimit:
Bursat për studentë ndahen për çdo vit akademik, bazuar në rregulloren e Këshillit Drejtues për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria: Subvencione dhe transfere. Lartësia e mjeteve financiare për ndarjen e bursave caktohet me vendim të veçantë nga Këshilli Drejtues për çdo vit fiskal.
Tarifat e studimit për studentë përcaktohen me Udhëzim Administrativ të veçantë të Ministrisë së Arsimit dhe UShAF zbaton tarifat e përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit.
- Dita e dyerve të hapura
Në kuadër të aktivitetit “Open Doors”, universiteti hap dyert për të pritur maturantët e Kosovës, për t’i informuar ata rreth kushteve që ofron universiteti, rreth programeve e laboratoreve, si dhe hapësirave të tjera të cilat kontribuojnë në përvetësimin e shkathtësive profesionale. https://ushaf.net/ushaf-fillon-aktivitetin-open-doors/
- Materiale informuese

Donikë Guri, studente e vitit të tretë në programin Inxhineri Industriale me Informatikë:
“Perspektiva e madhe për vende të punës në rajonin e Ferizajt, si dhe pozita gjeografike e Universitetit kanë bërë të jenë zgjedhje ideale për mua. Mundësitë e studimit semestral jashtë vendit, vizitat e shumta në kompani të ndryshme, pastaj puna praktike në to, po edhe në laboratoret e Universitetit, ofrojnë mundësi jashtëzakonisht të mëdha në avancimin tonë. Falë shumëllojshmërisë së lëndëve në këtë fakultet, ne tashmë jemi të aftë në fushën e inxhinierisë si dhe në fusha të tjera si: informatika, fizika e matematika.”
28 Nëntori, një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, na bashkon rreth vlerave të lirisë, sakrificës dhe identitetit shqiptar. Kjo ditë shënon Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, lindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tri ngjarje që përbëjnë themelin e rrugëtimit tonë drejt lirisë dhe […]
This post is also available in: English





