Inxhinieri Industriale me Informatikë – Bachelor 2022/2023

Inxhinieri Industriale me Informatikë – Bachelor 2022/2023

Programi trevjeçar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Inxhinieri Industriale me Informatikë, do t’u ofrojë studentëve standardet më të larta ndërkombëtare të mësimit teorik dhe praktik në fushën e inxhinierisë industriale duke përdorur mjete dhe aplikacione te ndryshme informatike. Ky program do ti trajton konceptet e inxhinierisë industriale përmes analizës së nevojave dhe fokusit të teknologjisë informative dhe programimit në zgjidhje e problemeve dhe / ose nevojave konkrete.

Qëllimi

Misioni i programit është të zhvilloj kuadro të specializuara të profesionistëve në fushën e Inxhinierisë, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe dizajnin e produkteve duke përdorur teknologjinë dhe aplikacionet më moderne, të cilat i përshtaten lehte kërkesave të tregut të punës. Ky mision është në harmoni me misionin e institucionit “…të përgatisim profesionistë të kualifikuar dhe qytetarë të edukuar e të përgjegjshëm për të zhvilluar një karrierë profesionale dhe për të udhëhequr një jetë produktive.”

Programi Inxhinieri Industriale me Informatikë përfshin në vete studim të shkencave inxhinierike dhe informatike. Studentët përveç aspekteve teorike do të njihen edhe me zgjedhjen e probleme praktike me të cilat përballet industria bashkohore.

Objektivat e përgjithshme

  • të ofrojë edukim cilësor në shkencat inxhinierike dhe informatike,
  • të ofrojë studentëve njohuri teorike dhe praktike për të punuar në të ardhmen në zgjedhjen e problemeve industriale,
  • të promovojë frymën e punës hulumtues dhe të pavarur si dhe punë ekipore për të gjithë studentët kur ata përballen me zgjedhjen e problemeve të ndryshme inxhinierike,
  • të zhvilloj kuadro profesionale të cilët do të jenë kompetent dhe inovativ,
  • të kontribuojë në mënyrë të vazhdueshme tek kompanit vendore duke bashkëpunuar për zgjedhjen efektive të problemeve të tyre me të cilat përballen gjatë punës,
  • të përgatisë inxhinier industrial të cilët do të jenë të aftë të adaptojnë dhe të zgjidhin probleme të ndryshme komplekse industriale dhe të cilët në vazhdimësi mësojn për të zhvilluar një karrier profesionale dhe për tu bërë udhëheqë të së nesërmes,
  • të ofrojë koncepte etike dhe profesionale duke përgatitur kuadro me aftësi intelektuale të cilët kanë integritet dhe të vetëdijshëm për nevojat shoqërore për një jetë produktive.

Mundësi punësimi në të ardhmen

Pas përfundimit të studimeve të tyre, të diplomuarit do të jenë në gjendje të punojnë në industritë e mëposhtme dhe llojin e angazhimeve:

  • Inxhinier i prodhimit dhe projektimit të sistemeve industriale
  • Zhvillues produkti
  • Zhvillues dhe dizajner i procesit
  • Udhëheqës në industri të prodhimit
  • Vetëpunësuar dhe sipërmarrës

Donikë Guri, studente e vitit të tretë në programin Inxhineri Industriale me Informatikë:

“Perspektiva e madhe për vende të punës në rajonin e Ferizajt, si dhe pozita gjeografike e Universitetit kanë bërë të jenë zgjedhje ideale për mua. Mundësitë e studimit semestral jashtë vendit, vizitat e shumta në kompani të ndryshme, pastaj puna praktike në to, po edhe në laboratoret e Universitetit, ofrojnë mundësi jashtëzakonisht të mëdha në avancimin tonë. Falë shumëllojshmërisë së lëndëve në këtë fakultet, ne tashmë jemi të aftë në fushën e inxhinierisë si dhe në fusha të tjera si: informatika, fizika e matematika.” 

Studentët dhe stafi akademik i UShAF realizojnë vizitë studimore në universitete dhe qendra kulturore të Shqipërisë

Studentët e viteve të fundit të studimeve bachelor dhe master të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), të shoqëruar nga stafi akademik, me në krye Rektorin, Prof. Dr. Agron Bajraktari, realizuan një vizitë studimore në disa universitete dhe qendra kulturore të Shqipërisë. This post is also available in: English

This post is also available in: English