Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë
PROGRAMET BAÇELOR
PROGRAMET MASTER
Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikës
Në kuadër të këtij fakulteti ofrohet programi i studimeve Inxhinieri Industriale me Informatikë, në ciklin e parë, pra në bachelor, programi i studimeve në Informatikë të Aplikuar, në ciklin e parë, pra në bachelor, si dhe programi i studimeve në Inxhinieri dhe Informatikë, në ciklin e dytë, pra në master.
Programet janë të organizuara në module dhe të vlerësuara me kredi, të cilat janë në përputhje me sistemin evropian të kredive. Këto programe u ofrojnë studentëve përvetësimin e shkathtësive adekuate për fushën e tyre të profesionit që do të ushtrojnë në të ardhmen. Kjo mundësohet përmes ambienteve moderne të punës, pra laboratoreve dhe pajisjeve moderne, si dhe përmes bashkëpunimit me kombani e institucione kombëtare e ndërkombëtare.

Donikë Guri, studente e vitit të tretë në programin Inxhineri Industriale me Informatikë:
“Perspektiva e madhe për vende të punës në rajonin e Ferizajt, si dhe pozita gjeografike e Universitetit kanë bërë të jenë zgjedhje ideale për mua. Mundësitë e studimit semestral jashtë vendit, vizitat e shumta në kompani të ndryshme, pastaj puna praktike në to, po edhe në laboratoret e Universitetit, ofrojnë mundësi jashtëzakonisht të mëdha në avancimin tonë. Falë shumëllojshmërisë së lëndëve në këtë fakultet, ne tashmë jemi të aftë në fushën e inxhinierisë si dhe në fusha të tjera si: informatika, fizika e matematika.”
Me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Ferizajt (UShAF) organizoi një takim solemn për të nderuar këtë ditë historike. This post is also available in: English
This post is also available in: English