Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) shpall thirrjen e hapur për mobilitet për studentët që dëshirojnë të realizojnë një periudhë studimi një semestrale në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, Austri në semestrin Veror 2027. Ky mobilitet është i hapur për studentët e këtyre fakulteteve:
– Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit
– Fakulteti i Arteve të Aplikuara
– Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit
– Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikës
Thirrja vlen për studentët që aktualisht janë në nivelin Bachelor, të cilë kanë përfunduar vitin e parë të studimeve (aktualisht në semestrin e tretë) dhe studentet e vitit të tretë (aktualisht në semestrin e pestë) dhe studentët e nivelit Master.
Studentët e interesuar duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën: [email protected]
Afati i Aplikimit
Data e fundit për dorëzimin e letrës motivuese është 6 tetor 2026.
Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF