Arkitekturë e Gjelbër dhe Dizajn Interieri – Master

Arkitekturë e Gjelbër dhe Dizajn Interieri – Master

Programi dy vjeçar (120 ECTS) në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj “Arkitektura e Gjelbër dhe Dizajni i Interierit” është zhvilluar duke u bazuar në ngritjen dhe zhvillimin e shkathtësive të të diplomuarve duke pasur parasysh rritjen e punësimit në nivel të përgjithshëm. Në fazën e zhvillimit (draftimit) të rezultateve të mësimdhënies së programit janë konsultuar edhe bizneset e sektorit të industrisë, pjesë të Bordit Industrial, studentët dhe të diplomuarit ALUMNI nga të cilët janë definuar qartë kompetencat dhe shkathësitë e kërkuara nga ata, të cilat tashmë me konsideratë janë të inkoroporuar në këtë program. Programi gjithashtu merr parrasysh ndërtimin e kompetencanve të përgjithshme të cilat i mundësojnë të diplomuareve përshtatje më të lehtë ndaj ndryshimeve në tregun e punës dhe të industrisë. Këto kompetenca janë modeluar në lëndë të ndryshme të cilat i zhvillojnë kompetencat e modelimit të produkteve eko-miqësore për ambientin “green”; dizajnin e hapësirave të ndryshme “green”; projektimin e proceseve të prodhimit; menaxhimin; inovacionet, etj.

 Qëllimi

Qëllimi i programit është të zhvillojë profesionistë të specializuar në fushën e Arkitekturës së gjelbër dhe dizajnit të interierit me fokus të veçantë në zhvillimin dhe dizajnimin e produkteve ekologjike që përdoren në interier; duke përdorur softuer dhe teknologji të fundit të cilat lehtësojnë procesin e punës dhe përshtaten lehtësisht me kërkesat e tregut të punës.

 Rezultatet e pritura të nxënies

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi, studenti do të pajisen me njohuri dhe shkathtësi për të qenë në gjendje:

  • Ideojnë, projektojnë dhe zbatojnë projekte të arkitekturës së gjelbër;
  • Aplikojnë njohuritë e fituara profesionale në aktivitete komplekse menaxheriale;
  • Përdorin programe profesionale (të avancuara) kompjuterike;
  • Konsiderojnë ciklin e jetës së produkteve gjatë projektimit, bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm;
  • Konsiderojnë të gjitha vetitë e materialeve që përdorin, përfshirë ato eko-miqësore;
  • Nxisin, promovojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e produkteve inovative ekologjike;
  • Kompletojnë hapësirat në interier duke trajtuar volumet dhe sipërfaqet sipas kërkesave të organizimit planimetrik dhe konfortit;
  • Dizajnojnë dhe prodhojnë mobilie me materiale të përshtatshme (sidomos ekologjike), duke respektuar kërkesat antropometrike dhe ergonomike;
  • Koordinojnë dhe lehtësojnë mbledhjen, analizimin dhe interpretimin e të dhënave teknike në lidhje me projektet e arkitekturës së gjelbër;
  • Konsiderojnë shëndetin e njeriut, sigurinë në punë dhe mbrojtjen e ambjentit;
  • Menaxhojnë produktet gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor, përfshirë ndërhyrjet e nevojshme për ruajtjen e vlerave kulturore;
    • Njohin materialet (lëndët e para e ndihmëse, substancat e dëmshme) aplikimin e tyre në interier

Metodologjia e mësimëdhënies: Metodologjia e mësimdhënies në FADTD bazohet në parimet bashkëkohore të procesit mësimor, duke kombinuar qasje teorike dhe praktike me qëllim zhvillimin e kompetencave profesionale të studentëve. Gjatë procesit të mësimdhënies përdoren:

  • Ligjërata teorike – për prezantimin e koncepteve bazë dhe përmbajtjes akademike.
  • Ushtrime praktike – për zhvillimin e shkathtësive dhe aplikimin e njohurive në situata reale.
  • Diskutime dhe punë në grup – për të nxitur të menduarit kritik dhe bashkëpunimin.
  • Studime rasti (case studies) – për analizimin e situatave konkrete dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Projekte dhe detyra individuale – për të zhvilluar aftësi kërkimore dhe punë të pavarur.
  • Praktikë profesionale, kur kërkohet, për të mundësuar përvojë reale në fushën përkatëse.

Metodat e vlerësimit: Është e përshkruar në Doracakun e Studentit dhe, më specifikisht, në syllabusin e lëndës. Poashtu, bazuar në nenin 12 dhe 13 të rregullorës për studimet themelore (Bachelor) për përcaktimin e suksesit akademik aplikohen këto metoda:

  1. Provimi
  2. Kolokviumi
  3. Punimi seminarik
  4. Praktika profesionale
  5. Testi praktik gjatë ushtrimeve

Zbatohen këto nota për përshkrim të suksesit në provime:

  • 91-100 pikë:  10 ‘ A’ (shkëlqyeshëm)
  • 81-90 pikë:  9  ‘B’ (shumë mirë)
  • 71-80 pikë:  8  ‘C’ (mirë)
  • 61-70 pikë:  7  ‘D’ (kënaqshëm)
  • 51-60 pikë:  6  ‘E’ (mjaftueshëm)
  • 0-50 pikë: 5   ‘FX/F’ (dobët)

 Mundësi punësimi në të ardhmen

Me njohuritë e fituara në këtë program, studentet do të mund të punojnë profesionalisht në një gamë të gjerë të industrive, si: kompanitë e shërbimeve, zyre projekturese, ndërmarrje për prodhimin e mobilieve dhe interierit, etj. Të diplomuarit mund të punojnë si:

  • Dizajner i pavarur i arkitekturë së interierit dhe dizajnit të mobilieve;
  • Operator me programet e CAD;
  • Menaxher i cilësisë së produkteve të interier;
  • Restaurues i objekteve të interierit.
  • Mbikëqyrës i prodhimit të një ndërmarrje që merret me prodhime interieri;
  • Konstrukor i mobilieve;
  • Planifikues i hapësirave te interierit;
  • Dizajner i hapësirave komerciale;
  • Operator me softuerët për vizualizim.

Kohëzgjatja e Studimeve: 2 vite, katër semestra

 Kreditë e fituara: 120 ECTS

Kualifikimet e dhëna: Titulli që fiton studenti: Master i Shkencave në Arkitektura e Gjelbër dhe Dizajni i Interierit (Niveli 7 i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës)

 Normat e kalueshmërisë se programit:

 Shërbimet dhe lehtësitë e disponueshme:

1. Laboratorët:

Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit  posedon hapësirë të cilën e shfrytëzon, ku janë edhe laboratorët dhe punëtoritë e tij, ka licenca për përdorimin e softuerëve ose të licencuar ose shkollorë me licencë falas për qëllime akademike. FADTD, poashtu posedon kabinete të IT-së, InLAB, Punëtorinë e pajisur me teknologji përkatëse CNC dhe të tjera. Brenda kampusit, në fazën finale është edhe Instituti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

  1. Bibliotekën dhe hapësirat për student

Biblioteka e Universitetit ka 1433 lloje të ndryshme të botimeve, disa me më shumë se një ekzemplarë, ka 8 ulëse leximi për studentë si dhe ka hapësirën 48,36m2. Gjithashtu ka edhe sallën e leximit me 40 ulëse. Studentët kanë gjithashtu qasje në bibliotekat elektronike, përmes linkut zyrtar të UShAF-it: https://ushaf.net  → Studentët → e-Biblioteka

  1. Sistemet elektronike

Për menaxhimin e të dhënave të studentëve, UShAF përdor Sistemin për Menaxhimin e Informatave të Studentëve (SIMS) në linkun: sims.ushaf.net.  Për sistemin e e-maileve institucionale, përdoret platforma Outlook në: outlook.ushaf.net.  Për mësimin online, studentët përdorin platformën Microsoft Teams, ndërsa për punë akademike dhe qasje në aplikacionet institucionale, ata kanë qasje në Office 365, me të gjitha shërbimet dhe platformat e përfshira.

  1. Lehtësitë për studentët me aftësi të kufizuara

Universiteti ka qasje për persona me aftësi të kufizuara, dhe ka instaluar edhe ashensorin për qasje për persona me nevoja të veçanta në të gjitha katet e objektit.

  1. Rregulloret për studentë

Fakulteti i Arkitektures, Dizajnit dhe Teknologjise se Drurit sherbehet me rregulloren e me poshtme, si dhe doracakun e studentit:

  1. Qendrën e karrierës

Qendra e Karrierës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka këto funksione kryesore:

  • Ndihmon studentët në orientimin profesional (zgjedhja e drejtimit të karrierës, këshillime individuale)
  • Organizon punëtori dhe trajnime si shkrimi i CV-së, përgatitja për intervistë, aftësi të buta (soft skills)
  • Ndërmjetëson praktika profesionale duke bashkëpunuar me kompani lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Organizon Panaire të Punës dhe Karrierës ku studentët lidhen drejtpërdrejt me punëdhënësit
  • Promovon mundësi punësimi dhe praktike përmes njoftimeve zyrtare të universitetit
  • Mbështet alumnit (të diplomuarit)në gjetjen e punës dhe zhvillimin e mëtejmë profesional
  1. Bursat e ofruara për student dhe tarifat e studimit

Bursat për studentë ndahen për çdo vit akademik, bazuar në rregulloren e Këshillit Drejtues për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria: Subvencione dhe transfere. Lartësia e  mjeteve financiare për ndarjen e bursave caktohet me vendim të veçantë nga Këshilli Drejtues për çdo vit fiskal.

Tarifat e studimit për studentë përcaktohen me Udhëzim Administrativ të veçantë të Ministrisë së Arsimit dhe UShAF zbaton tarifat e përcaktuara sipas  Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit.

  1. Dita e dyerve të hapura

Në kuadër të aktivitetit “Open Doors”, universiteti hap dyert për të pritur maturantët e Kosovës, për t’i informuar ata rreth kushteve që ofron universiteti, rreth programeve e laboratoreve, si dhe hapësirave të tjera të cilat kontribuojnë në përvetësimin e shkathtësive profesionale. https://ushaf.net/ushaf-fillon-aktivitetin-open-doors/

  1. Materiale informuese
  • Linku për broshura
KONKURS PËR PËRZGJEDHJEN E STUDENTËVE TË STUDIMEVE MASTER NE PRGRAMIN “BE SMART IN THE CITY”

Bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit (Memorandum of Understanding) ndërmjet Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe SmartCity Corporation, si dhe në kuadër të zbatimit të programit Master ndërkombëtar “Be Smart in the City”, shpallet konkurs për përzgjedhjen e studentëve të studimeve Master për pjesëmarrje në këtë program. This post is also available in: English

This post is also available in: English