Arkitektura e Interierit dhe Dizajni i Mobileve – Baçelor 2022/2023
PROGRAMET BAÇELOR
PROGRAMET MASTER
Arkitektura e Interierit dhe Dizajni i Mobilieve – Bachelor 2022/2023
Programi është zhvilluar duke u bazuar në ngritjen dhe zhvillimin e shkathtësive të studentëve dhe të diplomuarve nga shkollimet e tyre paraprake, gjithmonë duke pasur parasysh rritjen e punësimit të atyre që diplomojnë në këtë program. Në fazën e zhvillimit (draftimit) të rezultateve të mësimdhënies së programit janë konsultuar edhe bizneset e sektorit përkatës, pjesë të Bordit Industrial, nga të cilët janë definuar qartë kompetencat dhe shkathtësitë për përmbushjen e kërkesave të tyre. Programi gjithashtu ka parasysh edhe ndërtimin e kompetencave të përgjithshme të cilat i mundësojnë të diplomuarve përshtatje më të lehtë ndaj ndryshimeve në tregun e punës dhe të industrisë. Këto kompetenca janë modeluar në lëndë të ndryshme të cilat zhvillojnë kompetenca të dizajnit dhe projektimit, prodhimit, njohjes së materialeve, ndërmarresisë dhe inovacioneve, etj.
Qëllimi
Qëllimi i programit është të zhvilloj kuadër të specializuar të profesionistëve në fushën e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobilieve, duke përdorur teknologjitë bashkëkohore dhe aplikacionet e kohës së fundit, të cilat i përshtaten lehtësisht kërkesave të tregut të punës. Ky qëllim është në harmoni edhe me misionin e institucionit.
Objektivat e përgjithshme
Pas përfundimit të studimeve, studentët do të jenë në gjendje:
- Të konceptojnë dhe dizajnojnë hapësirat e interierit sipas kërkesave të tregut;
- Të njohin materialet dhe vetitë e tyre për përdorim në arikitekturën e interierit dhe dizajnin e mobilieve;
- Të demonstrojnë aftësi për zhvillimin e produkteve;
- Të llogarisin koston e produkteve dhe shërbimeve;
- Të demonstrojnë aftësi menaxhuese të ndërmarrjeve dhe projekteve;
- Të njohin parimet e marketingut, teknikat e shitjes dhe komunikimi me klientët;
- Të aplikojnë programe kompjuterike për dizajn, konstruktim dhe vizualizim;
- Të zhvillojnë aftësi të zgjidhjes së problemeve konstruktive të mobilieve;
- Të demonstrojnë aftësi teknike dhe organizative në përgatitjen e prodhimit;
- Të zhvillojnë aftësi të zgjidhjes së problemeve në planifikimin e hapësirave të interierit;
- Të aplikojnë aftësi të menaxhimit, organizimit dhe mbikëqyrjes së projekteve të interierit;
- Të zhvillojnë shkathtësi komunikimi.
Mundësi punësimi në të ardhmen
- Dizajner i pavarur i arkitekturë së interierit dhe dizajnit të mobilieve;
- Operator me programet e CAD;
- Menaxher i cilësisë së produkteve të interier;
- Restaurues i objekteve të interierit.
- Mbikëqyrës i prodhimit të një ndërmarrje që merret me prodhime interieri;
- Konstrukor i mobilieve;
- Planifikues i hapësirave te interierit;
- Dizajner i hapësirave komerciale;
- Operator me softuerët për vizualizim.
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të ndërlidhjes së edukimit teorik me përvojën praktike profesionale, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Kompania Hoteliere “La Terrazza”, në Han të Elezit, nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi, me qëllim të aplikimit të njohurive teorike në praktikë. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. […]
This post is also available in: English