Dizajni dhe Konstruksioni i Produkteve nga Druri – Baçelor 2022/2023

Dizajni dhe Konstruksioni i Produkteve nga Druri – Bachelor 2022/2023

Programi Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri u ofron studentëve standardet më të larta ndërkombëtare të edukimit në këtë fushë. Përmbajtja dhe strukturimi i këtij programi vjen si rezultat i kërkesave të shtuara të subjekteve, të cilat merren me veprimtarinë e mobilieve, dizajnin e hapsirave të brendshme dhe të jashtme. Programi ofron lëndë me përmbajtje bashkëkohore të cilat në vazhdimësi përcjellin kërkesat e industrisë vendore dhe ndërkombëtare, duke krijuar kështu kuadro profesionale që do të ndihmojnë në zhvillimin e përgjithshëm të shktathtësive dhe njohurive lidhur me fushën përkatëse.

Qëllimi 

Qëllimi i programit është të zhvilloj kuadër të specializuar të profesionistëve në fushën e Dizajnit dhe Konstruksioneve të Produkteve të interierit dhe eksterierit, duke përdorur teknologjitë bashkëkohore dhe aplikacionet e kohës së fundit, të cilat i përshtaten lehtësisht kërkesave të tregut të punës. Ky qëllim është në harmoni edhe me misionin e institucionit.

Objektivat e përgjithshme 

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi, studentët do të jenë në gjendje të:

  • Zhvillojnë shkathtësi të vizatimit teknik dhe gjeometrisë deskriptive;
  • Njohin dhe aplikojnë materialet për dizajn dhe mobilie bazuar në vetitë e tyre;
  • Aplikojnë programet kompjuterike për dizajn dhe konstruktim;
  • Kuptojnë përmbajtjen e dizajnit dhe konstruksioneve të produkteve të interierit;
  • Kuptojnë përmbajtjen e dizajnit dhe konstruksioneve të produkteve të eksterierit;
  • Njohin dhe aplikojnë teknologjitë e përpunimit të materialeve;
  • Kenë njohuri mbi ergonominë e dizajnit dhe konstruksioneve të mobilieve dhe të mbrojtjes në punë;
  • Demonstrojnë aftësitë e të menduarit kritik në zgjidhjen e problemeve komplekse;
  • Llogarisin koston dhe çmimin e produktit dhe të menaxhojnë prodhimin;
  • Demonstrojnë aftësi të komunikimit me bashkëpunëtorët dhe klientët.

 

Mundësi punësimi në të ardhmen

  • Dizajner të mobilieve;
  • Operator me programet e CAD dhe CAM;
  • Menaxher i cilësisë së produkteve të interier;
  • Restaurues i objekteve të interierit.
  • Mbikëqyrës i prodhimit të një ndërmarrje që merret me prodhime interieri;
  • Konstrukor i mobilieve;
  • Dizajner i hapësirave komerciale;
  • Operator me softuerët për konstruktim.
E ardhmja e qëndrueshme e prodhimit me makineri CNC – 20 Vende të Lira (i financuar nga KUSA)

Ky projekt i financuar nga KUSA ofron mundësi unike për trajnim dhe zhvillim profesional në fushën e makinerive CNC. Projekti përfshin 20 vende të lira dhe synon të trajnojë pjesëmarrës të rinj dhe profesionistë për operimin dhe programimin e makinerive CNC. This post is also available in: English

This post is also available in: English