Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri – Master

Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri – Master

Programi Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri, në nivelin master, u hartua bazuar në kërkesat e tregut të punës si dhe përmes një bashkëpunimi të ngushtë me komunitetin e biznesit. Prandaj, mund të themi se programi përmbush mangësi të shumta të tregut të punës në Kosovë, duke kualifikuar studentë me njohuri dhe shkathtësi adekuate, të cilat do të mund t’i aplikojnë në të ardhmen.

Qëllimi
Programi Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri ka për qëllim të zhvillojë kuadro të profesionalizuara në fushën e arkitekturës dhe dizajnit të interierit, me fokus në zhvillimin e dizajnit dhe prodhimin e produkteve nga druri duke përdorur teknologji dhe aplikacione moderne, të cilat zbatohen sot në vend dhe më gjerë, dhe që u përshtaten kërkesave të tregut të punës.

Objektivat e përgjithshme
Që në të ardhmen studentët të kenë sukses në një mjedis konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, Universiteti u ofron mësim teorik dhe praktik, i cili u ndihmon:

  • të kategorizojnë dimensionet antropometrike (trupore) dhe të përshtasin dimensionet e produkteve sipas këtyre kërkesave;
  • të dizajnojnë hapësira të interierit (komerciale dhe jokomerciale);
  • të dizajnojnë produkte të interierit (mobilie, veshje muresh etj);
  • të vendosin kritere për konstruktimin e produkteve;
  • të aplikojnë dhe justifikojnë ngjyrat dhe ndriçimet në interier;
  • të shfrytëzojnë programe moderne kompjuterike (CAD, 3DMAX, ArchiCAD, Fusion, Rhino, Alphacam Creo etj) për dizajnimin dhe analizimin/simulimin e funksionimit të produktit të dizajnuar;
  • të planifikojnë, iniciojnë dhe ekzekutojnë projekte të ndryshme inxhinierike;
  • të menaxhojnë produkte dhe grupe (familje) të produkteve, që nga ideja, dizajni e deri te zhvillimi i tij gjatë gjithë ciklit të tij jetësor;
  • të punojnë në mënyrë individuale dhe grupore në problemet teorike dhe praktike (duke gjetur dhe aplikuar metodat adekuate të hulumtimit shkencor);
  • të kuptojnë kompleksitetin e procesit të operacioneve të prodhimit dhe ndikimin e tij në dizajnin e mobilieve, dhe anasjelltas;
  • të analizojnë mbrojtjen e ambientit dhe përdorimin e materialeve mike të ambientit;
  • të menaxhojnë brendingun dhe dizajnin strategjik; dhe
  • të menaxhojnë produktet.

Metodologjia e mësimëdhënies: Metodologjia e mësimdhënies në FADTD bazohet në parimet bashkëkohore të procesit mësimor, duke kombinuar qasje teorike dhe praktike me qëllim zhvillimin e kompetencave profesionale të studentëve. Gjatë procesit të mësimdhënies përdoren:

  • Ligjërata teorike – për prezantimin e koncepteve bazë dhe përmbajtjes akademike.
  • Ushtrime praktike – për zhvillimin e shkathtësive dhe aplikimin e njohurive në situata reale.
  • Diskutime dhe punë në grup – për të nxitur të menduarit kritik dhe bashkëpunimin.
  • Studime rasti (case studies) – për analizimin e situatave konkrete dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Projekte dhe detyra individuale – për të zhvilluar aftësi kërkimore dhe punë të pavarur.
  • Praktikë profesionale, kur kërkohet, për të mundësuar përvojë reale në fushën përkatëse.

Metodat e vlerësimit: Është e përshkruar në Doracakun e Studentit dhe, më specifikisht, në syllabusin e lëndës. Poashtu, bazuar në rregulloren për studimet Master për përcaktimin e suksesit akademik aplikohen këto metoda:

  1. Provimi
  2. Kolokviumi
  3. Punimi seminarik
  4. Praktika profesionale
  5. Testi praktik gjatë ushtrimeve

Zbatohen këto nota për përshkrim të suksesit në provime:

  • 91-100 pikë:  10 ‘ A’ (shkëlqyeshëm)
  • 81-90 pikë:  9  ‘B’ (shumë mirë)
  • 71-80 pikë:  8  ‘C’ (mirë)
  • 61-70 pikë:  7  ‘D’ (kënaqshëm)
  • 51-60 pikë:  6  ‘E’ (mjaftueshëm)
  • 0-50 pikë: 5   ‘FX/F’ (dobët)

Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve, i diplomuari do të mund të punonte në:

  • dizajnimin e produkteve për konsum masiv ose për klient individual,
  • dizajnimin e hapësirave te interierit, në objekte banimi kolektive dhe ato individuale,
  • studio projektuese,
  • procesin edukativo-arsimor,
  • ndërmarrje prodhuese të mobilieve dhe interierit,
  • ndërmarrje ku përdoren software aplikativ për interier, ose
  • në biznese dhe kompani të menaxhimit të produkteve.

Kohëzgjatja e Studimeve: 2 vite, katër semestra

 Kreditë e fituara: 120 ECTS

Kualifikimet e dhëna: Titulli që fiton studenti: Master i Shkencave në Arkitektura e Gjelbër dhe Dizajni i Interierit (Niveli 7 i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës)

 Normat e kalueshmërisë se programit

Treguesit kryesorë të performancës të programeve (secili program mund t’i ketë caqet e tyre) Caku Performanca
Kënaqësia e të diplomuarve me programin 75%
Kënaqësia e punëdhënësve të të diplomuarve me programin 80%
Punësimi i të diplomuarve (shkallën e punësimit) 80%
Kënaqshmëria e studentëve me programin 80%    70.40 %
Shkalla e diplomimit deri në tri vite nga viti i regjistrimit 60%     7.69 %
deri në pesë vite nga viti i regjistrimit 40% NUK KA TE DHENA PER 5 VITE
Shkalla e progresit nga viti në vit

 

Nga viti i parë në të dytin 75% 76.31 %
Nga viti i dytë në të tretin 55% NUK KA VIT TE TRETË
Shkalla e kalueshmërisë në provime gjate ciklit te një viti akademik Shkalla e kalimit në afatin e pare 50% 36.46  %
Shkalla e kalimit në afatin e dyte 25% 58.03  %
Shkalla e kalimit në afatin e tretë 10% 52.38  %
Raporti mësimdhënës/student Mesatarisht

1:6

1:5

 Shërbimet dhe lehtësitë e disponueshme:

1. Laboratorët:

Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit  posedon hapësirë të cilën e shfrytëzon, ku janë edhe laboratorët dhe punëtoritë e tij, ka licenca për përdorimin e softuerëve ose të licencuar ose shkollorë me licencë falas për qëllime akademike. FADTD, poashtu posedon kabinete të IT-së, InLAB, Punëtorinë e pajisur me teknologji përkatëse CNC dhe të tjera. Brenda kampusit, në fazën finale është edhe Instituti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

  1. Bibliotekën dhe hapësirat për student

Biblioteka e Universitetit ka 1433 lloje të ndryshme të botimeve, disa me më shumë se një ekzemplarë, ka 8 ulëse leximi për studentë si dhe ka hapësirën 48,36m2. Gjithashtu ka edhe sallën e leximit me 40 ulëse. Studentët kanë gjithashtu qasje në bibliotekat elektronike, përmes linkut zyrtar të UShAF-it: https://ushaf.net  → Studentët → e-Biblioteka

  1. Sistemet elektronike

Për menaxhimin e të dhënave të studentëve, UShAF përdor Sistemin për Menaxhimin e Informatave të Studentëve (SIMS) në linkun: sims.ushaf.net.  Për sistemin e e-maileve institucionale, përdoret platforma Outlook në: outlook.ushaf.net.  Për mësimin online, studentët përdorin platformën Microsoft Teams, ndërsa për punë akademike dhe qasje në aplikacionet institucionale, ata kanë qasje në Office 365, me të gjitha shërbimet dhe platformat e përfshira.

  1. Lehtësitë për studentët me aftësi të kufizuara

Universiteti ka qasje për persona me aftësi të kufizuara, dhe ka instaluar edhe ashensorin për qasje për persona me nevoja të veçanta në të gjitha katet e objektit.

  1. Rregulloret për studentë

Fakulteti i Arkitektures, Dizajnit dhe Teknologjise se Drurit sherbehet me rregulloren e me poshtme, si dhe doracakun e studentit:

  1. Qendrën e karrierës

Qendra e Karrierës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka këto funksione kryesore:

  • Ndihmon studentët në orientimin profesional (zgjedhja e drejtimit të karrierës, këshillime individuale)
  • Organizon punëtori dhe trajnime si shkrimi i CV-së, përgatitja për intervistë, aftësi të buta (soft skills)
  • Ndërmjetëson praktika profesionale duke bashkëpunuar me kompani lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Organizon Panaire të Punës dhe Karrierës ku studentët lidhen drejtpërdrejt me punëdhënësit
  • Promovon mundësi punësimi dhe praktike përmes njoftimeve zyrtare të universitetit
  • Mbështet alumnit (të diplomuarit)në gjetjen e punës dhe zhvillimin e mëtejmë profesional
  1. Bursat e ofruara për student dhe tarifat e studimit

Bursat për studentë ndahen për çdo vit akademik, bazuar në rregulloren e Këshillit Drejtues për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria: Subvencione dhe transfere. Lartësia e  mjeteve financiare për ndarjen e bursave caktohet me vendim të veçantë nga Këshilli Drejtues për çdo vit fiskal.

Tarifat e studimit për studentë përcaktohen me Udhëzim Administrativ të veçantë të Ministrisë së Arsimit dhe UShAF zbaton tarifat e përcaktuara sipas  Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit.

  1. Dita e dyerve të hapura

Në kuadër të aktivitetit “Open Doors”, universiteti hap dyert për të pritur maturantët e Kosovës, për t’i informuar ata rreth kushteve që ofron universiteti, rreth programeve e laboratoreve, si dhe hapësirave të tjera të cilat kontribuojnë në përvetësimin e shkathtësive profesionale. https://ushaf.net/ushaf-fillon-aktivitetin-open-doors/

  1. Materiale informuese
  • Linku për broshura
Studentët e UShAF në bashkëpunim akademik ndërkombëtar me FH Salzburg

Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit në UShAF vazhdon të ofrojë një eksperiencë akademike që shkon përtej klasës, duke kombinuar mësimin teorik me atë praktik në bashkëpunim me profesorë dhe studentë nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg (FH Salzburg). This post is also available in: English

This post is also available in: English