THIRRJE E HAPUR PËR MOBILITET STUDENTOR
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj shpall thirrjen e hapur për aplikim për mobilitet studentor në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Vidzeme, Letoni, për semestrin veror 2027.
Të drejtë aplikimi kanë studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara nga këto programe:
Bachelor:
- Informatika e Aplikuar
- Inxhinieri Industriale me Informatikë
Studentët e interesuar duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën: [email protected]
Afati i Aplikimit
Data e fundit për aplikim është 15 nëntor 2026.
Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF.