Dizajni dhe Konstruksioni i Produkteve nga Druri – Baçelor 2022/2023
PROGRAMET BAÇELOR
PROGRAMET MASTER
Dizajni dhe Konstruksioni i Produkteve nga Druri – Bachelor 2022/2023
Programi Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri u ofron studentëve standardet më të larta ndërkombëtare të edukimit në këtë fushë. Përmbajtja dhe strukturimi i këtij programi vjen si rezultat i kërkesave të shtuara të subjekteve, të cilat merren me veprimtarinë e mobilieve, dizajnin e hapsirave të brendshme dhe të jashtme. Programi ofron lëndë me përmbajtje bashkëkohore të cilat në vazhdimësi përcjellin kërkesat e industrisë vendore dhe ndërkombëtare, duke krijuar kështu kuadro profesionale që do të ndihmojnë në zhvillimin e përgjithshëm të shktathtësive dhe njohurive lidhur me fushën përkatëse.
Qëllimi
Qëllimi i programit është të zhvilloj kuadër të specializuar të profesionistëve në fushën e Dizajnit dhe Konstruksioneve të Produkteve të interierit dhe eksterierit, duke përdorur teknologjitë bashkëkohore dhe aplikacionet e kohës së fundit, të cilat i përshtaten lehtësisht kërkesave të tregut të punës. Ky qëllim është në harmoni edhe me misionin e institucionit.
Objektivat e përgjithshme
Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi, studentët do të jenë në gjendje të:
- Zhvillojnë shkathtësi të vizatimit teknik dhe gjeometrisë deskriptive;
- Njohin dhe aplikojnë materialet për dizajn dhe mobilie bazuar në vetitë e tyre;
- Aplikojnë programet kompjuterike për dizajn dhe konstruktim;
- Kuptojnë përmbajtjen e dizajnit dhe konstruksioneve të produkteve të interierit;
- Kuptojnë përmbajtjen e dizajnit dhe konstruksioneve të produkteve të eksterierit;
- Njohin dhe aplikojnë teknologjitë e përpunimit të materialeve;
- Kenë njohuri mbi ergonominë e dizajnit dhe konstruksioneve të mobilieve dhe të mbrojtjes në punë;
- Demonstrojnë aftësitë e të menduarit kritik në zgjidhjen e problemeve komplekse;
- Llogarisin koston dhe çmimin e produktit dhe të menaxhojnë prodhimin;
- Demonstrojnë aftësi të komunikimit me bashkëpunëtorët dhe klientët.
Mundësi punësimi në të ardhmen
- Dizajner të mobilieve;
- Operator me programet e CAD dhe CAM;
- Menaxher i cilësisë së produkteve të interier;
- Restaurues i objekteve të interierit.
- Mbikëqyrës i prodhimit të një ndërmarrje që merret me prodhime interieri;
- Konstrukor i mobilieve;
- Dizajner i hapësirave komerciale;
- Operator me softuerët për konstruktim.
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të ndërlidhjes së edukimit teorik me përvojën praktike profesionale, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Kompania Hoteliere “La Terrazza”, në Han të Elezit, nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi, me qëllim të aplikimit të njohurive teorike në praktikë. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. […]
This post is also available in: English