Arkitekturë e Gjelbër dhe Dizajn Interieri – Master
PROGRAMET BAÇELOR
PROGRAMET MASTER
Arkitekturë e Gjelbër dhe Dizajn Interieri – Master
Ky program është zhvilluar duke u bazuar në ngritjen dhe zhvillimin e shkathtësive të të diplomuarve duke pasur parasysh rritjen e punësimit në nivel të përgjithshëm. Në fazën e zhvillimit (draftimit) të rezultateve të mësimdhënies së programit janë konsultuar edhe bizneset e sektorit të industrisë, pjesë të Bordit Industrial, studentët dhe të diplomuarit ALUMNI nga të cilët janë definuar qartë kompetencat dhe shkathësitë e kërkuara nga ata, të cilat tashmë me konsideratë janë të inkoroporuar në këtë program. Programi gjithashtu merr parrasysh ndërtimin e kompetencanve të përgjithshme të cilat i mundësojnë të diplomuareve përshtatje më të lehtë ndaj ndryshimeve në tregun e punës dhe të industrisë. Këto kompetenca janë modeluar në lëndë të ndryshme të cilat i zhvillojnë kompetencat e modelimit të produkteve eko-miqësore për ambientin “green”; dizajnin e hapësirave të ndryshme “green”; projektimin e proceseve të prodhimit; menaxhimin; inovacionet, etj.
Qëllimi
Qëllimi i programit është të zhvillojë profesionistë të specializuar në fushën e Arkitekturës së gjelbër dhe dizajnit të interierit me fokus të veçantë në zhvillimin dhe dizajnimin e produkteve ekologjike që përdoren në interier; duke përdorur softuer dhe teknologji të fundit të cilat lehtësojnë procesin e punës dhe përshtaten lehtësisht me kërkesat e tregut të punës.
Objektivat e përgjithshme
Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi, studentët do të pajisen me njohuri dhe shkathtësi specifike dhe të përgjithshme.
- Ideojnë, projektojnë dhe zbatojnë projekte të arkitekturës së gjelbër;
- Aplikojnë njohuritë e fituara profesionale në aktivitete komplekse menaxheriale;
- Përdorin programe profesionale (të avancuara) kompjuterike;
- Konsiderojnë ciklin e jetës së produkteve gjatë projektimit, bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm;
- Konsiderojnë të gjitha vetitë e materialeve që përdorin, përfshirë ato eko-miqësore;
- Nxisin, promovojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e produkteve inovative ekologjike;
- Kompletojnë hapësirat në interier duke trajtuar volumet dhe sipërfaqet sipas kërkesave të organizimit planimetrik dhe konfortit;
- Dizajnojnë dhe prodhojnë mobilie me materiale të përshtatshme (sidomos ekologjike), duke respektuar kërkesat antropometrike dhe ergonomike;
- Koordinojnë dhe lehtësojnë mbledhjen, analizimin dhe interpretimin e të dhënave teknike në lidhje me projektet e arkitekturës së gjelbër;
- Konsiderojnë shëndetin e njeriut, sigurinë në punë dhe mbrojtjen e ambjentit;
- Menaxhojnë produktet gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor, përfshirë ndërhyrjet e nevojshme për ruajtjen e vlerave kulturore;
- Njohin materialet (lëndët e para e ndihmëse, substancat e dëmshme) aplikimin e tyre në interier.
Mundësi punësimi në të ardhmen
- Dizajnimin e produkteve për konsum masiv ose për klientë individual;
- Dizajnimin e hapësirave te interierit, ne objekte banimi kolektive dhe ato individuale;
- Studio projektuese;
- Në procesin edukativo-arsimor;
- Në ndërmarrje prodhuese të mobilieve dhe interierit dhe jo vetëm;
- Në ndërmarrje ku përdoren softuer aplikativ për interier;
- Në biznese dhe kompani të menaxhimit të produkteve.
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të ndërlidhjes së edukimit teorik me përvojën praktike profesionale, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Kompania Hoteliere “La Terrazza”, në Han të Elezit, nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi, me qëllim të aplikimit të njohurive teorike në praktikë. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. […]
This post is also available in: English