Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë

Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikës

Në kuadër të këtij fakulteti ofrohet programi i studimeve Inxhinieri Industriale me Informatikë, në ciklin e parë, pra në bachelor, programi i studimeve në Informatikë të Aplikuar, në ciklin e parë, pra në bachelor, si dhe programi i studimeve në Inxhinieri dhe Informatikë, në ciklin e dytë, pra në master.

Programet janë të organizuara në module dhe të vlerësuara me kredi, të cilat janë në përputhje me sistemin evropian të kredive. Këto programe u ofrojnë studentëve përvetësimin e shkathtësive adekuate për fushën e tyre të profesionit që do të ushtrojnë në të ardhmen. Kjo mundësohet përmes ambienteve moderne të punës, pra laboratoreve dhe pajisjeve moderne, si dhe përmes bashkëpunimit me kombani e institucione kombëtare e ndërkombëtare.

Donikë Guri, studente e vitit të tretë në programin Inxhineri Industriale me Informatikë:

“Perspektiva e madhe për vende të punës në rajonin e Ferizajt, si dhe pozita gjeografike e Universitetit kanë bërë të jenë zgjedhje ideale për mua. Mundësitë e studimit semestral jashtë vendit, vizitat e shumta në kompani të ndryshme, pastaj puna praktike në to, po edhe në laboratoret e Universitetit, ofrojnë mundësi jashtëzakonisht të mëdha në avancimin tonë. Falë shumëllojshmërisë së lëndëve në këtë fakultet, ne tashmë jemi të aftë në fushën e inxhinierisë si dhe në fusha të tjera si: informatika, fizika e matematika.” 

NJ O F T I M

Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se sipas Kalendarit të Festave Zyrtare të Republikës së Kosovës, për nderë të Festës së Pashkëve Ortodokse me datën 06.05.2024 (e Hënë) dhe për nderë të Ditës së Evropës me datën 09.05.2024 ( e Enjte) do të jenë ditë pushimi. […]

This post is also available in: English