Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm 2022/2023-Master

Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm 2022/2023-Master

Programi Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm, i cili ofrohet në ciklin e dytë, pra në master, fokusohet në zhvillimin e kuadrove të profesionalizuara në fushën e menaxhimit të inovacioneve në turizëm, me qëllim të zhvillimit dhe avancimit te kësaj fushe në Kosovë, si dhe integrimit në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit.

Qëllimi
Programi ka për qëllim të përgatisë studentë me shkathtësi adekuate në fushën e menaxhimit të inovacioneve në turizëm, me qëllim që të ndikojë në zhvillimin dhe avancimin e kësaj fushe në Kosovë, po edhe të përgatisë kuadro që do të mund të integroheshin edhe në tregun botëror të punës.

Objektivat e përgjithshme
Që studentët në të ardhmen të kenë sukses, në një mjedis konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, Universiteti u ofron mësim teorik dhe praktik, i cili u ndihmon të:

  • Analizojnë probleme të ndryshme relevante akademike, profesionale dhe etike hulumtuese;
  • Aplikojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në lëmit e ndryshme në realizimin e aktiviteteve komplekse menaxheriale;
  • Komunikojnë dhe prezantojnë punën e tyre duke përdorur gjuhën dhe terminologjitë akademike si para profesionistëve ashtu edhe publikut të gjerë;
  • Kontribuojnë në mënyrat e reja të zhvillimit të marketingut, tregut, si dhe të menduarit inovativ;
  • Analizojnë dhe vlerësojnë financat, investimet dhe kostot në ndërmarrje;
  • Demonstrojnë aftësi udhëheqëse, menaxhim me njerëz dhe menaxhim të konflikteve/ndryshimeve.

 

Objektivat Specifike

  • Zhvillojnë produkte të ndryshme turistike nga përjetimet dhe përvojat e turistëve/udhëtarëve;
  • Analizojnë fenomenet sociologjike dhe psikologjike të vizitorëve/turistëve për të kuptuar motivet dhe pritjet e tyre për një menaxhim profesional të atraksioneve turistike, muzeve, ekspozitave, ekskursioneve etj.;
  • Jenë ndërmarrës të suksesshëm përmes planifikimit dhe zhvillimit të shërbimeve turistike inovative;
  • Zhvillojnë format elektronike të komunikimit për promovim të biznesit sikurse e Turizmi, rrjetet sociale etj.;
  • Identifikojnë potencialet turistike kombëtare dhe ndërkombëtare (si p.sh., turizmi rural, kulturor, etj.);
  • Zhvillojnë dhe menaxhojnë projekte inovative dhe ngjarje të ndryshme turistike;
  • Menaxhojnë cilësinë e shërbimeve të klientëve në projekte të ndryshme turistike.

 

Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve, të diplomuarit do të jenë në gjendje të punojnë në industritë e mëposhtme dhe llojin e angazhimeve:

  • Institucione shtetërore (nivel qendror dhe lokal);
  • Agjencione të udhëtimit dhe turistike;
  • Kompani të ndryshme publike dhe private;
  • Arsim;
  • Zhvillues/menaxher i produktit turistik
  • Menaxher i projekteve
  • Vetëpunësuar dhe sipërmarrës.
“Kosova United States Alumni – KUSA” mbështetë studentët e UShAF përmes projektit “BashkëPunojmë”

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, në programin e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobilieve, me përkrahjen e Rektorit të UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, janë përfshirë në projektin “BashkëPunojmë”, projekt ky i financuar nga Kosova United States Alumni – KUSA përmes grantit të Ambasadës Amerikane […]

This post is also available in: English