Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit- Baçelor

Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit

Programi Menaxhimi i Hotelierisë dhe Turizmit, si fushë e re e studimit në Kosovë, i dedikohet të rinjve të cilët dëshirojnë të kualifikohen dhe t’i kontribojnë zhvillimit të këtij sektori.  Përmbajtja e programit është kryesisht rezultat i reformave në tregun e punës dhe i nevojës për udhëheqës në nivele të ndryshme të biznesit.

Në kuadër të këtij programi ofrohen lëndë me përmbajtje bashkëkohore dhe fleksibile, si dhe punë praktike në biznese, të cilat me lehtësi përcjellin kërkesat e ekonomisë vendore dhe ndërkombëtare, duke përgatitur kuadro të profesionalizuara për tregun vendor, rajonal e global të punës.

Qëllimi
Ky program ka për qëllim të përgatisë studentë që në mënyrë profesionale ekzekutojnë aktivitete të ndryshme në ndërmarrjet biznesore në industrinë e turizmt dhe hotelerisë.


Objektivat e përgjithshme
Që në të ardhmen studentët të kenë sukses në një mjedis konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, Universiteti u ofron mësim teorik dhe praktik, i cili u ndihmon:

  • të kuptojnë strukturën e turizmit ndërkombëtar dhe industrisë së hotelerisë;
  • të demonstrojnë aftësi të të menduarit kritik në zgjidhjen e problemeve komplekse industriale të menaxhimit të teknologjisë;
  • të implementojnë aftësi teknike të shitjes dhe procedura të tjera, sikurse marketing, relacionet me publikun, ndërmarrësia brenda sektorit të turizmit dhe hotelerisë;
  • të aplikojnë proceset e zgjidhjes së problemeve dhe të vendimmarrjes në turizëm dhe hoteleri; dhe
  • të praktikojnë aftësi efektive të komunikimit për punëtorët e sektorit të turizmit dhe hotelerisë.


Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve, i diplomuari do të mund të punonte në:

  • institucione shtetërore (nivel qëndror dhe lokal),
  • agjencione të udhëtimit dhe turistike,
  • kompani të ndryshme publike dhe private,
  • arsim,
  • biznese te hotelerisë (hotel, restorant, etj.),
  • menaxhim të projekteve, ose
  • ndërmarrje si të vetëpunësuar dhe sipërmarrës.
Research in Motion Western Balkans Mobility Scheme

Skema e mobilitetit e Ballkanit Perëndimor është një skemë e re cila është hapur për here të parë, si pjesë e pilot programeve të POLICY ANSWERS- Krijimi, zbatimi dhe mbështetja e politikave R&I në projektin e Ballkanit Perëndimor.