Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm 2022/2023-Master
PROGRAMET BAÇELOR
PROGRAMET MASTER
Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm 2022/2023-Master
Programi Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm, i cili ofrohet në ciklin e dytë, pra në master, fokusohet në zhvillimin e kuadrove të profesionalizuara në fushën e menaxhimit të inovacioneve në turizëm, me qëllim të zhvillimit dhe avancimit te kësaj fushe në Kosovë, si dhe integrimit në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit.
Qëllimi
Programi ka për qëllim të përgatisë studentë me shkathtësi adekuate në fushën e menaxhimit të inovacioneve në turizëm, me qëllim që të ndikojë në zhvillimin dhe avancimin e kësaj fushe në Kosovë, po edhe të përgatisë kuadro që do të mund të integroheshin edhe në tregun botëror të punës.
Objektivat e përgjithshme
Që studentët në të ardhmen të kenë sukses, në një mjedis konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, Universiteti u ofron mësim teorik dhe praktik, i cili u ndihmon të:
- Analizojnë probleme të ndryshme relevante akademike, profesionale dhe etike hulumtuese;
- Aplikojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në lëmit e ndryshme në realizimin e aktiviteteve komplekse menaxheriale;
- Komunikojnë dhe prezantojnë punën e tyre duke përdorur gjuhën dhe terminologjitë akademike si para profesionistëve ashtu edhe publikut të gjerë;
- Kontribuojnë në mënyrat e reja të zhvillimit të marketingut, tregut, si dhe të menduarit inovativ;
- Analizojnë dhe vlerësojnë financat, investimet dhe kostot në ndërmarrje;
- Demonstrojnë aftësi udhëheqëse, menaxhim me njerëz dhe menaxhim të konflikteve/ndryshimeve.
Objektivat Specifike
- Zhvillojnë produkte të ndryshme turistike nga përjetimet dhe përvojat e turistëve/udhëtarëve;
- Analizojnë fenomenet sociologjike dhe psikologjike të vizitorëve/turistëve për të kuptuar motivet dhe pritjet e tyre për një menaxhim profesional të atraksioneve turistike, muzeve, ekspozitave, ekskursioneve etj.;
- Jenë ndërmarrës të suksesshëm përmes planifikimit dhe zhvillimit të shërbimeve turistike inovative;
- Zhvillojnë format elektronike të komunikimit për promovim të biznesit sikurse e Turizmi, rrjetet sociale etj.;
- Identifikojnë potencialet turistike kombëtare dhe ndërkombëtare (si p.sh., turizmi rural, kulturor, etj.);
- Zhvillojnë dhe menaxhojnë projekte inovative dhe ngjarje të ndryshme turistike;
- Menaxhojnë cilësinë e shërbimeve të klientëve në projekte të ndryshme turistike.
Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve, të diplomuarit do të jenë në gjendje të punojnë në industritë e mëposhtme dhe llojin e angazhimeve:
- Institucione shtetërore (nivel qendror dhe lokal);
- Agjencione të udhëtimit dhe turistike;
- Kompani të ndryshme publike dhe private;
- Arsim;
- Zhvillues/menaxher i produktit turistik
- Menaxher i projekteve
- Vetëpunësuar dhe sipërmarrës.
Studentët e viteve të fundit të studimeve bachelor dhe master të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), të shoqëruar nga stafi akademik, me në krye Rektorin, Prof. Dr. Agron Bajraktari, realizuan një vizitë studimore në disa universitete dhe qendra kulturore të Shqipërisë. This post is also available in: English
This post is also available in: English