Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm – Master
PROGRAMET BAÇELOR
PROGRAMET MASTER
Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm – Master
Programi Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm, i cili ofrohet në ciklin e dytë, pra në master, fokusohet në zhvillimin e kuadrove të profesionalizuara në fushën e menaxhimit të inovacioneve në turizëm dhe hoteleri, me qëllim të zhvillimit dhe avancimit te kësaj fushe në Kosovë, si dhe integrimit në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit.
Qëllimi
Programi ka për qëllim të përgatisë studentë me shkathtësi adekuate në fushën e menaxhimit të inovacioneve në turizëm dhe hoteleri, me qëllim që të ndikojë në zhvillimin dhe avancimin e kësaj fushe në Kosovë, po edhe të përgatisë kuadro që do të mund të integroheshin edhe në tregun botëror të punës.
Objektivat e përgjithshme
Që studentët në të ardhmen të kenë sukses, në një mjedis konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, Universiteti u ofron mësim teorik dhe praktik, i cili u ndihmon:
- të zhvillojnë produkte të ndryshme turistike nga përjetimet dhe përvojat e turistëve/udhëtarëve;
- të analizojnë fenomenet sociologjike dhe psikologjike të vizitorëve/ turistëve për të kuptuar motivet dhe pritjet e tyre për një menaxhim profesional të atraksioneve turistike, muzeve, ekspozitave, ekskursioneve etj.;
- të jenë ndërmarrës të suksesshëm përmes planifikimit dhe zhvillimit të shërbimeve turistike inovative;
- të zhvillojnë format elektronike të komunikimit për promovim të biznesit, sikurse eTurizmi, rrjetet sociale etj.;
- të identifikojnë potencialet turistike kombëtare dhe ndërkombëtare (si p.sh. turizmi rural, kulturor, etj.);
- të menaxhojnë projekte dhe ngjarje të ndryshme turistike; dhe
- të menaxhojnë cilësinë e shërbimeve të klientëve në projekte të ndryshme turistike.
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të ndërlidhjes së edukimit teorik me përvojën praktike profesionale, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Kompania Hoteliere “La Terrazza”, në Han të Elezit, nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi, me qëllim të aplikimit të njohurive teorike në praktikë. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. […]
This post is also available in: English