Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit- Baçelor

Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit-Bachelor

Programi Menaxhimi i Hotelierisë dhe Turizmit, si fushë e re e studimit në Kosovë, i dedikohet të rinjve të cilët dëshirojnë të kualifikohen dhe t’i kontribojnë zhvillimit të këtij sektori.  Përmbajtja e programit është kryesisht rezultat i reformave në tregun e punës dhe i nevojës për udhëheqës në nivele të ndryshme të biznesit.

Në kuadër të këtij programi ofrohen lëndë me përmbajtje bashkëkohore dhe fleksibile, si dhe punë praktike në biznese, të cilat me lehtësi përcjellin kërkesat e ekonomisë vendore dhe ndërkombëtare, duke përgatitur kuadro të profesionalizuara për tregun vendor, rajonal e global të punës.

 Qëllimi

Ky program ka për qëllim të përgatisë studentë që në mënyrë profesionale ekzekutojnë aktivitete të ndryshme në ndërmarrjet biznesore në industrinë e turizmt dhe hotelerisë.

 Rezultatet e pritura të nxënies

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi, studenti do të pajiset me njohuri dhe shkathtësi që të mund të:

  • Zhvillojë aftësi sociale dhe ndërkulturore;
  • Praktikojë instrumentet e marketingut dhe aftësitë teknike të shitjes se produkteve hoteliere dhe turistike;
  • Përdorë teknologjinë moderne (aplikacionet dhe softuerët që lidhen me menaxhimin e informacioneve ne Hotelieri dhe Turizem);
  • Demonstrojë aftësi në menaxhim të biznesit hoteliere dhe turistike;
  • Llogarisë dhe analizojë aktivitetet biznesore që të maksimizojë efektin e vendimarrjes në biznes;
  • Njohë trendet e industrisë si dhe të analizojë ambientin e jashtëm dhe të brendshëm biznesor për të implementuar strategjit biznesit ne menyre efikase për industrinë e Turizmit dhe Hotelerisë;
  • Njohë dhe kuptojë menaxhimin e opreacioneve të shërbimeve hoteliere dhe turistike dhe rëndësinë e tyre në ambientin biznesor të Kosovës.

Rezultetet specifike të mësimnxënies (hoteleri)

Studenti pas përfundimit të studimeve duhet të jetë në gjendje të:

  1. Demonstrojë njohuri për sigurinë e ushqimit dhe menaxhimin e pijes;
  2. Demonstrojë aftesi komunikimi dhe menaxhimi të raporteve ndërpersonale;
  3. Zbatojë proceset per menaxhim të aseteve në hoteleri (SPA, pishina, klube etj).
  4. Njohë procesin e menaxhimit te eventeve.

Rezultetet specifike të mësimnxënies (turizëm)

Studenti pas përfundimit të studimeve duhet të jetë në gjendje të:

  1. Njohë llojet e turizmit dhe prespektivat multikulturore;
  2. Identifikojë potencialet turistike;
  3. Njohë rrjedhën e zhvillimit të turizmit rural;
  4. Njohë procesin e menaxhimit të destinacioneve turistike.
  5. Të zhvillojnë shkathtësi komunikimi.

Metodologjia e mësimëdhënies:

Mësimdhënia dhe mësimnxënia zhvillohen duke përdorur mjete moderne të mësimdhënies përmes teknologjisë smart boards, paisjeve teknologjike, të cilat paraqesin realitetin virtual (virtual reality) dhe laboratorëve të TI-së, të plotësuara me qasjen shkencore ndaj zgjidhjes së problemeve, si teorike (nëpërmjet analizës së rasteve studimore) ashtu edhe praktike (në Qendrën e Inovacionit të Universitetit dhe laboratorët, përfaqësitë e bizneseve partnere me të cilat USHAF ka marrëveshje bashkëpunimi). Mësimi teorik organizohet kryesisht në hapësirat e universitetit ndërsa mësimi  praktike, pjesërisht, organizohet në hapësirat e universitetit dhe pjesërisht në ndërmarrjet me të cilat, Fakulteti, ka marrëveshje bashkëpunimi.

Metodat e vlerësimit: Është e përshkruar në Doracakun e Studentit dhe, më specifikisht, në syllabusin e lëndës. Poashtu, bazuar në nenin 12 dhe 13 të rregullorës për studimet themelore (Bachelor) për përcaktimin e suksesit akademik aplikohen këto metoda:

  1. Provimi
  2. Kolokviumi
  3. Punimi seminarik
  4. Praktika profesionale
  5. Testi praktik gjatë ushtrimeve

Zbatohen këto nota për përshkrim të suksesit në provime:

  • 91-100 pikë:  10 ‘ A’ (shkëlqyeshëm)
  • 81-90 pikë:  9  ‘B’ (shumë mirë)
  • 71-80 pikë:  8  ‘C’ (mirë)
  • 61-70 pikë:  7  ‘D’ (kënaqshëm)
  • 51-60 pikë:  6  ‘E’ (mjaftueshëm)
  • 0-50 pikë: 5   ‘FX/F’ (dobët)

 Mundësi punësimi në të ardhmen

Me njohuritë e fituara në këtë program, studentët do të mund të punojnë në:

  • Institucione shtetërore (nivel qëndror dhe lokal),
  • Kompanive hoteliere si menaxher;
  • Industrinë e hotelierisë dhe turizmit, si agjent i specializuar;
  • Zhvillues/menaxher produkti/shërbimi hotelier dhe turistik;
  • Kompani turistike, si menaxher i përgjithshëm;
  • I vetëpunësuar dhe ndërmarrës;
  • Menaxher i projektit;
  • Ciceron turistik.

Kohëzgjatja e Studimeve: 3 vite, gjashtë semestra

 Kreditë e fituara: 180 ECTS

Kualifikimet e dhëna: Titulli që fiton studenti: Baçelor i Menaxhmentit të Hotelierisë dhe Turizmit, dhe varësisht nga profili, i cili zgjedhet në vitin e tretë të studimeve, ceket edhe profili Menaxhment i Hotelierisë, ose Menaxhment i Turizmit. (Niveli 6 i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës)

 Normat e kalueshmërisë se programit

Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së mësimdhënies, Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit zhvillon takime të rregullta me Komitetin e Programit të studimit BSc Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit, gjatë të cilave, pos tjerash, shqyrtohen edhe raportet e kalueshmërisë për çdo afat provimesh, vlerësimet e lëndëve, të mësimdhënësve dhe të programit nga studentët. Po ashtu, para çdo fillimi të semestrit, Komiteti i Programit miraton ndryshimet eventuale në syllabuset e lëndëve.

Shkalla e kalueshmërisë së studentëve analizohet sistematikisht çdo semestër përmes raporteve të gjeneruara nga sistemi i menaxhimit të të dhënave. Këto raporte ofrojnë një pasqyrë të qartë dhe objektive të performancës së studentëve dhe ndihmojnë në identifikimin e trendeve, lëndëve sfiduese dhe nevojave për ndërhyrje akademike.

Treguesit kryesorë të performancës tregojnë se:

  • Kënaqshmëria e studentëve me programin ka arritur 78%, duke tejkaluar cakun prej 75%.
  • Shkalla e diplomimit brenda katër viteve është 72%, duke kaluar cakun e vendosur prej 50%.
  • Shkalla e progresit paraqet sfida, veçanërisht në kalimin nga viti i parë në të dytin, ku rezultati është 03% ndaj cakut prej 75%.
  • Shkalla e kalimit në provime paraqet trend pozitiv, me rezultate më të larta se synimet e vendosura për secilin afat:
    • Afati i parë: 18% (cak 35%)
    • Afati i dytë: 70% (cak 25%)
    • Afati i tretë: 41% (cak 15%)

Në bashkëpunim me Komitetin e Programit, dekani analizon veçanërisht rezultatet e lëndëve ku performanca është më e ulët dhe ndërmerren masa konkrete si:

  • organizimi i mësimit shtesë,
  • identifikimi dhe trajtimi i vështirësive të studentëve,
  • përmirësimi i materialeve mësimore,
  • përditësimi i syllabusve dhe metodave të mësimdhënies.

Kjo qasje dinamike siguron që programi të mbetet në përputhje me standardet e cilësisë, ndërsa studentëve u ofrohet mbështetje e vazhdueshme për të rritur suksesin e tyre akademik.

 Shërbimet dhe lehtësitë e disponueshme:

1. Laboratorët:

Fakulteti i Menaxhmentit shfrytezon dy kabinetet e informatikës të paisura me kompjutere, posedon licenca për përdorimin e softuerëve ose përdor versionin shkollorë me licencë falas për qëllime akademike dhe secila klase e mesimit eshte e paisur me Smart Table te gjenerats se fundit.

  1. Bibliotekën dhe hapësirat për student

Biblioteka e Universitetit ka 1433 lloje të ndryshme të botimeve, disa me më shumë se një ekzemplarë, ka 8 ulëse leximi për studentë si dhe ka hapësirën 48,36m2. Gjithashtu ka edhe sallën e leximit me 40 ulëse. Studentët kanë gjithashtu qasje në bibliotekat elektronike, përmes linkut zyrtar të UShAF-it: https://ushaf.net  → Studentët → e-Biblioteka

  1. Sistemet elektronike

Për menaxhimin e të dhënave të studentëve, UShAF përdor Sistemin për Menaxhimin e Informatave të Studentëve (SIMS) në linkun: sims.ushaf.net.  Për sistemin e e-maileve institucionale, përdoret platforma Outlook në: outlook.ushaf.net.  Për mësimin online, studentët përdorin platformën Microsoft Teams, ndërsa për punë akademike dhe qasje në aplikacionet institucionale, ata kanë qasje në Office 365, me të gjitha shërbimet dhe platformat e përfshira.

  1. Lehtësitë për studentët me aftësi të kufizuara

Universiteti ka qasje për persona me aftësi të kufizuara, dhe ka instaluar edhe ashensorin për qasje për persona me nevoja të veçanta në të gjitha katet e objektit.

  1. Rregulloret për studentë

Fakulteti i Arkitektures, Dizajnit dhe Teknologjise se Drurit sherbehet me rregulloren e me poshtme, si dhe doracakun e studentit:

  1. Qendrën e karrierës

Qendra e Karrierës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka këto funksione kryesore:

  • Ndihmon studentët në orientimin profesional (zgjedhja e drejtimit të karrierës, këshillime individuale)
  • Organizon punëtori dhe trajnime si shkrimi i CV-së, përgatitja për intervistë, aftësi të buta (soft skills)
  • Ndërmjetëson praktika profesionale duke bashkëpunuar me kompani lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Organizon Panaire të Punës dhe Karrierës ku studentët lidhen drejtpërdrejt me punëdhënësit
  • Promovon mundësi punësimi dhe praktike përmes njoftimeve zyrtare të universitetit

Mbështet alumnit (të diplomuarit)në gjetjen e punës dhe zhvillimin e mëtejmë profesional

  1. Bursat e ofruara për student dhe tarifat e studimit:

Bursat për studentë ndahen për çdo vit akademik, bazuar në rregulloren e Këshillit Drejtues për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria: Subvencione dhe transfere. Lartësia e  mjeteve financiare për ndarjen e bursave caktohet me vendim të veçantë nga Këshilli Drejtues për çdo vit fiskal.

Tarifat e studimit për studentë përcaktohen me Udhëzim Administrativ të veçantë të Ministrisë së Arsimit dhe UShAF zbaton tarifat e përcaktuara sipas  Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit.

  1. Dita e dyerve të hapura

Në kuadër të aktivitetit “Open Doors”, universiteti hap dyert për të pritur maturantët e Kosovës, për t’i informuar ata rreth kushteve që ofron universiteti, rreth programeve e laboratoreve, si dhe hapësirave të tjera të cilat kontribuojnë në përvetësimin e shkathtësive profesionale. https://ushaf.net/ushaf-fillon-aktivitetin-open-doors/

  1. Materiale informuese
  • Linku për broshura
Urimi i Rektorit për festat e fundvitit

Në përmbyllje të një viti të shënuar me suksese dhe arritje të rëndësishme për Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, shpreh mirënjohjen time të sinqertë për studentët dhe stafin akademik e administrativ për përkushtimin dhe punën e tyre të vazhdueshme, si dhe për të gjithë miqtë dhe partnerët e Universitetit që kanë kontribuar dhe […]