Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm – Master

Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm – Master

Programi i studimit në Menaxhim dhe Inovacion në Turizëm, i ofruar në ciklin e dytë të studimeve (në studimet Master), përqendrohet në krijimin e profesionistëve të ardhshëm në fushën e menaxhimit dhe inovacionit në turizëm me qëllim zhvillimin dhe avancimin e kësaj fushe në Kosovë, por edhe për të ndihmuar të diplomuarit të integrohen lehtësisht jo vetëm në tregun kombëtar të punës, por edhe në atë global.

Objektivi kryesor
Programi synon përgatitjen e studentëve me aftësi të mjaftueshme në fushën e menaxhimit dhe inovacionit në turizëm dhe mikpritje, me qëllim ndikimin në zhvillimin dhe avancimin e kësaj fushe në Kosovë, por edhe për përgatitjen e profesionistëve jo vetëm për tregun lokal të punës, por edhe për tregun rajonal dhe global.

Rezultatet e të nxënit
Në mënyrë që studentët të kenë sukses në një mjedis konkurrues dhe në ndryshim të vazhdueshëm në të ardhmen, Universiteti u ofron atyre mësimdhënie dhe të nxënit teorik dhe praktik që do t’i ndihmojë ata:

  • të zhvillojnë produkte të ndryshme turistike bazuar në përvojat e turistëve/udhëtarëve;
  • të analizojnë fenomenet sociologjike dhe psikologjike të vizitorëve/turistëve për të kuptuar motivet dhe pritjet e tyre për një menaxhim profesional të atraksioneve turistike, muzeve, ekspozitave, ekskursioneve, etj.;
  • të jenë sipërmarrës të suksesshëm përmes planifikimit dhe zhvillimit të shërbimeve inovative turistike;
  • të zhvillojë forma elektronike të komunikimit për promovimin e biznesit, siç është e-Turizmi, rrjetet sociale, etj.;
  • të identifikojë potencialet turistike kombëtare dhe ndërkombëtare (siç është turizmi rural, turizmi kulturor, etj.);
  • të menaxhojë projekte dhe ngjarje të ndryshme në turizëm; dhe
  • të menaxhojë cilësinë e shërbimit ndaj klientit në projekte të ndryshme turistike.

Mundësi punësimi në të ardhmen

Pas përfundimit të studimeve, i diplomuari do të jetë në gjendje të punojë në:

  • institucione shtetërore (nivel qendror dhe lokal);
  • agjenci udhëtimesh dhe turizmi;
  • kompani të ndryshme publike dhe private;
  • arsim;
  • zhvillim/menaxhim të produktit turistik;
  • menaxhim projektesh, ose
  • ndërmarrje si të vetëpunësuar dhe sipërmarrës.
Ftesë për pjesëmarrje në ekspozitën “Profesionistët e së Ardhmes 2026”

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) organizon ekspozitën tradicionale të punimeve dhe projekteve të studentëve “Profesionistët e së Ardhmes 2026”, e cila do të mbahet më 18 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e universitetit. This post is also available in: English

This post is also available in: English