Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Drejtori Menaxhues i Management Developmet Associate (MDA) në Prishtinë, z. Besim Imeri, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi si partner strategjik ne fushën e projekteve te ndryshme.
Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 29.05.2023 deri më 04.06.2023 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Qershorit 2023. Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sistemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve Luten studentët që të respektojnë afatin e […]
Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, Prof.Dr. Bujar Pira, nga 16-20 Maji 2023, në kuadër të projektit Erasmus+, mori pjese në mobilitet e stafit akademik ne Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshave të Polonisë. Gjatë këtij mobiliteti, Profesori Pira ka ligjëruar para studentëve të këtij universitet në lëndën e Menaxhimit të Projekteve.
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, sot zyrtarisht ua dorëzoi çmimin “Doctor Honoris Causa” profesorëve nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg të Austrisë, Dr. Alexander Petutschnigg dhe Dr. Michael Ebner.
Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se me datën 05.05.2023 (e Premte), Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Projektin “Fuqizimi i Sistemit Statistikor në Kosovë, 2019-2023”, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë, do të organizojë takim […]
Studentët e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobilieve, në kuadër të Praktikave Mësimore të planifikuara në lëndët “Projektim Arkitektonik” dhe “Dizajn Produkti” zhvilluan një vizitë praktike në dy ndërmarrje të njohura të prodhimit të mobilieve në Drenas dhe Pjetershticë të Shtimes.
Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se sipas Kalendarit të Festave Zyrtare, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Punës, me datën 01.05.2023 (e Hënë) do të jetë ditë pushimi.
Të nderuar besimtarë myslimanë, Pas muajit të përkushtimit dhe adhurimit ndaj Zotit, po festojmë ditën e harmonisë e të shpresës, ditën e Fitër Bajramit. Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaji që sjellë në vëmendjen tonë se mirësia e dashuria, si dhe ndihma për ata që kanë nevojë, sjellin paqe në zemrat tona fillimisht dhe […]
Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se sipas Kalendarit të Festave Zyrtare, për nderë të Festës së Bajramit të Madh, me datën 21.04.2023 (e Premte) do të jetë ditë pushim
Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se sipas Kalendarit të Festave Zyrtare, për nderë të Festës së Bajramit të Madh, me datën 21.04.2023 (e Premte) do të jetë ditë pushimi.
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 | ||||||
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- UNIVERSITETET NUK MBYLLEN, ATO MBROHEN! 2 Nëntor, 2026
- PËRFUNDOI ME SUKSES SHKOLLA DIMËRORE (WINTER SCHOOL) 2026 NË UShAF! 2 Nëntor, 2026
- UShAF pjesë e projektit ndërkombëtar REGFUR, të mbështetur nga Erasmus+ 2 Nëntor, 2026