Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se me datën 05.05.2023 (e Premte), Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Projektin “Fuqizimi i Sistemit Statistikor në Kosovë, 2019-2023”, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë, do të organizojë takim me studentët dhe stafin e UShAF, me qëllim të prezantimit të platformave (ASKData dhe të tjera), që përdorë ASK-ja për shpërndarjen e të dhënave statistikore dhe për transmetimin e tyre në Eurostat, FMN, OECD, OKB, etj.

Gjatë këtij prezantimi, stafi akademik, administrativ dhe studentët e UShAF do të njoftohen nga afër se si t’i qasen më lehtë të dhënave statistikore, të gjenerojnë tabela në formate të ndryshme dhe t’i përdorin ato për nevojat e tyre për publikime akademike dhe shkencore.

Takimi do të mbahet në Amfiteatrin e Madh “Hyzri Varoshi Beqiri” në orën 09:00.

Ferizaj, 03.05.2023 NGA REKTORATI I UShAF